Në një superaksion që po zhvillon Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 17 ton kanabis në Vlorë dhe në Kavajë, ndërsa në pranga ka vendosur 12 persona.
 
E ndërsa në Vlorë në pranga kanë rënë 2 punonjës policie, në Kavajë është arrestuar djali i një polici.
 
Klejdi Hajdari nga burimet e Report Tv mësohet se është djali i një polici që ka pasur disa pozicione të rëndësishme në Policinë e Shtetit.
 
Klejdi Hajdari është arrestuar së bashku me Joni Sadikajn dhe Roland Hysenbelliun, ndërsa ka mohuar që të ketë lidhje me kanabisin e sekuestruar.
 
Sipas policisë, më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.
 
Në momentin e konstatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
 
Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet pranë “Plazhit të Gjeneralit”, por janë arrestuar.
 
 Pranë drogës është sekuestruar edhe një gomone, që do të transportonte kanabisin drejt Italisë.
 

dy.b/shqiptarja.com