Shmangën 1.5 milion dollar detyrime tatimore ndaj shtetit, përfundojnë në gjykatën e Korçës 7 biznesmen, një inspektore e tatimeve dhe 4 kompani.Sipas hetimeve të prokurorisë kjo skemë ishte krijuar nga Foto Kapurani administrator i disa kompanive në fushën e betonit dhe hotelerisë.

Me anë të shit-blerjeve fiktive ndërmjet këtyre kompanive thotë prokuroria këta shtetas me njohje mes tyre shmangnin detyrimet tatimore në shtet. Në total është mangur tatimi për 45 mijë ton beton i cili është shitur mes komapnive të drejtuar nga Kapurani dhe të njohurit e tij duke mos paguar tatimn.

Në sitën e prokurorisë kanë kaluar kompanitë Kapurani Vjara, Beci Kompani, Kapurani Trans, dhe Four Beton, kompani të cilat sipas akuzës janë përodur në skemën e mashtrimit me TVSH.

Të pandehurit
1. Foto Kapurani, 
2. Vangjush Çerepi, 
3. Sotiraq Beçi, 
4. Jorgji Ziko, 
5. Erion Berberi, 
6. Arjan Seferi, 
7. Dhimitri Metellari, 
8. Donika Dimareli, Inspektore tatimesh Korçë”

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)