Në prangat e policisë ka rënë Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 283/a 25 dhe 22 të Kodit Penal.
30-vjeçari, pjesë e grupit të trafikut të drogës e cila mbërriti në Velipojë nga Vlora, ka qenë njohës i mirë i zonës nga ku lënda narkotike do transportohej në drejtim të bregdetit për t'u ngarkuar në gomone. Ditën kur policia ndërmori operacionin në Velipojë, Gjovalin Ndoj ka qenë në një automjet duke udhëtuar në shoqërinë e efektivit të policisë, Enriko Zyle i arrestuar gjithashtu. Blutë arritën të prangosnin policin, ndërsa 32-vjeçari lezhjan i iku policisë për t'u prangosur vetëm sot, pas 4 ditësh.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com









