1/8 e Champions, sonte Juventusi
luan  kualifikimin ndaj Tottenham

1/8 e Champions, sonte Juventusi<br />luan  kualifikimin ndaj Tottenham<br>
Juventusi do të kërkojë sonte në “Wembley” biletën për në çerekfinalet e Champions League. Në Londër luhet ndeshja e kthimit e fazës së 1/8 mes Tottenham dhe Juventus ku ndeshja e parë u mbyll në barazim 2-2 dhe italianët duhet të fitojnë patjetër. Londinezët po kalojnë një moment shumë të mirë dhe janë gati të bëjnë hapin e madh.

Trajneri Mauricio Pochettino i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe pas sulmuesit kryesor Harry Kane do të luajnë si zakonisht Eriksen dhe Dele Alli. Në konferencë Pochettino vlerëson Juventusin si një nga skuadrat më të mira në botë por sqaron:Jemi në një formë të mirë duhet të luajmë me kurajo dhe lojtarët kanë bërë një paraqitje pozitive. Higuain është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim” e mbyll trajneri i Tottenham. Në kampin e finalistëve të edicionit të kaluar do të mungojë Mandzukic por rikthehen Higuain dhe Dybala. Trajneri Max Allegri kërkon qetësi dhe që ekipi të kontrollojë topin duke nënvizuar se ajo që vlen është vetëm fitorja. Allegri e mbyll duke thënë se në sulm Tottenham është i frikshëm por ka probleme në mbrojtje. 

Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme që nis po në 20:45 është Manchester City-Basel. Anglezët e kanë siguruar biletën për më tej pasi e fituan 4-0 ndeshjen e parë. Pep Guardiola thotë se City i tij ende nuk është në nivelin e Barcelonës .

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron