1/8 e Champions, sonte luhet
dueli i zjarrit PSG-Real Madrid

1/8 e Champions, sonte luhet<br />dueli i zjarrit PSG-Real Madrid<br>
Sonte është mbrëmja e madhe e ndeshjes së kthimit të fazës së 1/8 të Champions League mes PSG dhe Real Madrid. Madrilenët e kanë fituar 3-1 ndeshjen e parë dhe janë favoritë për të kaluar në çerekfinale por francezët besojnë tek përmbysja e madhe dhe kanë filluar të ndezin atmosferën. Përveç brazilianit Neymar trajneri i PSG-së Unai Emery i ka të gjithë në dispozicion. Trajneri spanjoll provokon duke kërkuar që përballë të ketë lojtarët më të mirë të Real Madrid dhe sqaron : Do të kemi mbështetjen e madhe të publikut pasi duhet të jemi të bashkuar brenda dhe jashtë fushe. Duhet të luajmë me mendje dhe me zemër pasi ky është një moment unik për tifozët tanë dhe gjithë Francën” e mbyll Emery.

Edhe Real Madrid është gati dhe trajneri Zinedine Zidane ka disa dilema për formacionin pasi dy mesfushorët Kross dhe Modric vijnë nga dëmtime pavarësisht se janë stërvitur normalisht me skuadrën. Për Zidane pavarësisht fitores në ndeshjen e parë nuk do jetë e thjeshtë të kalohet më tej:” Jemi përgatitur për çdo lloj surprize dhe jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe që mund të zgjasë 90 minuta ose më shumë. Mungesa e Neymar nuk ndryshon gjë dhe unë kërkoj që skuadra të dijë të vuajë” e mbyll edhe Zidane. Atmosfera në stadium pritet të jetë fantastike dhe premtohet një ndeshje e madhe mes PSG dhe Real Madrid. Ndeshja tjetër e mbrëmjes që do luhet po në 20:45 është ajo mes Liverpool dhe Porto në “Anfield Road”. Pritet që skuadra e Jurgen Klopp të kalojë pa problem në çerekfinale pasi e ka fituar ndeshjen e parë 5-0.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron