TIRANE - Nën akuzë për 29 vepra penale mes tyre dhe grabitje me dhunë, Gjykata e Tiranës vendos të ekstradojë në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 25-vjeçarin shqiptar Indrit Shehi.

Shehi kish mundur të vinte në Shqipëri pas krimeve të kryera në Amerikë për t’iu fshehur drejtësisë, por është prangosur për llogari të drejtësisë amerikane dhe tashmë me vendim gjykate ai do të ekstradohet. 

Sipas vendimit të gjykatës krimet janë kryer për një periudhë 3 mujore në mars-qershor 2005, për të cilat i riu ende nuk ka shlyer dënimin.
 
Vendimi për ekstradimin e Shehit të lindur në Durrës dhe banues në Tiranë është miratuar nga gjykatësi Bujar Krasniqi pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)