1 ditë furnizimi me drita në Shqipëri kushton mbi 3.1 milionë euro, çmimi i lartë i energjisë po ‘djeg’ buxhetin e shtetit! FMN: Ka shtuar kostot e jetesës

Çmimet në rritje të energjisë elektrike kanë rritur kostot për evropianët. Kështu shprehen ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, teksa analizojnë luhatjet e forta të tregjeve ndërkombëtare. Sipas tyre nga fillimi i luftës në Ukrainë është dyfishuar çmimi i naftës, katërfishuar i qymyrit, kurse  çmimi i gazit natyror ka shkuar 7 fish. Me një çmim të energjisë në bursë mbi 500 euro për megavat, FMN thotë se qeveritë duhet të mendojnë për familjet e varfra.

“Çmimet në rritje të energjisë kanë rritur ndjeshëm kostot e jetesës për evropianët. Që nga fillimi i vitit të kaluar, çmimet globale të naftës u dyfishuan, çmimet e qymyrit gati u katërfishuan dhe çmimet evropiane të gazit natyror u rritën pothuajse shtatëfish. Politikat duhet të zhvendosen nga mbështetja me bazë të gjerë duke përfshirë kontrollet e çmimeve në lehtësimet e synuara siç janë transferimet në familjet më të varfra që vuajnë më shumë nga faturat më të larta të energjisë”, thotë FMN.

Ndërkohë në Shqipëri kur çmimet e larta po mbushin arkën e shtetit, pasi po paguhen më shumë taksa, energjia është ajo që po e boshatis atë. Vetëm për javën e parë të muajit gusht KESH ka importuar mbi 45 mijë megavat energji me një kosto prej 22.1 milionë euro, duke bërë që 1 ditë drita të kushtojë mbi 3.1 milionë euro.Ndërsa në tenderin e parë të bërë për furnizimin me energji për datat 8-14 gusht, janë blerë mbi 50 mijë megavat, me çmim mesatar 482 euro/MWH, dhe janë shpenzuar në total 24.4 milionë euro. Pra 46.6 milionë euro për 2 javë energji.

Jo vetëm mungesa e reshjeve, por edhe faturat e kripura të importit të energjisë po e djegin buxhetin e vendit. Sipas të dhënave nga KESH, nga janari deri më tani është importuar energji nga jashtë në vlerën e 250 milionë euro, ndërkohë që importet do të vijojnë si pasojë edhe e mungesës së prodhimit vendas, pasi nuk ka reshje. Përballë kësaj situate, nuk ka asnjë sinjal pozitiv. Për këtë arsye qeveria ka paralajmëruar planin e kursimit që me shumë gjasa do nisë në shtator, ku familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat në muaj do të paguajnë më shumë.

IMPORTET E ENERGJISË ELEKTRIKE
1-7 gusht                22,168,576 euro
8-14 gusht              24,480,684 euro
TOTALI                 46,649,260 euro

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndarje: 07/08/2022 16:55

    Të ndahet ministra tranportit veqmas dhe e energjitikes veqmas ! Në 2013 nisi populli të paguante sepse me perpara as pagesa nuk kishte ! Shfrytrzoni energjine nga djelli dhe nga era ne zonen e Trebeshine Nemerçkë Lloggara etj etj ! Ka keqmenaxhim thuajini FMN me mbipunesim me militante partive të ndryshme

    Përgjigju
  • Sandri: 07/08/2022 11:35

    Eshte e qarte si drita e diellit, ne kohen e xhaxhit investohej ne impianteet e prodhimit te energjise, qe me paturpesine e tyre po i shfrytezojne edhe sot, kurse ne kohen e ketyre investohet vec ne blerje kilovatesh, eshte pak si ajo historia me cmimin e naftes po kesaj rradhe pa Bord, shesin edhe blejne pa pyetur asnjeri, kur dhe me cfare cmimi .Para disa kohesh ne nje ceremoni festive u tha se Kompania franceze Voltalia po investon ne energji ne vlere 100 milone ne parkun e karavastase dhe e pershndritshmja Balluku e ka quajtur kete investim frymemarje per Sistemin tone te energjise.Nderkohe qe na del se harxhimi i buxhetit te KESH vec per nje muaj blerje e tejkaloka dukshem kete shume , dmth llogjika ma thote qe ose keto investime jane nje hic dhe behen vec per arsye politike , ose nese keto investime jane vertet substanciale atehere shteti vete duhet te investoje ne NRGJ. ai VETE ME SHOQERI PUBLIKE, ose me aksionere nga PUBLIKU , se 100 milione jane aty ngelen aty , verifikohen dhe ne cdo rast jane INVESTIM qe prodhon,dhe jo te shperdoroje paret rrush e kumbulla qe te pasuroje spekullantet e tregut te energjise qofte vendas qofte boterore

    Përgjigju
    • Albanezl: 07/08/2022 15:21

      Mos e vrisni menjen se sa me shyme importojne aq me shume kane mundesi me vjedh. Der tani shteti per shkak te rritjes se cmimeve ka mbledh 600 mln € me shume, ka dhjame der ne fund te vitit e me shume gjasa do mbledhi edhe me shume. Keni pare ndonje raport se sa vazhdojne te jene humbjet, tashje oshe ka dhe humbje ne jete njerezish cdo muaj vdes dijush neper shtylla se ska pajisje apo jane te demtuara.

  • Shqip: 07/08/2022 11:13

    A kane ndonje koment sovranistet e perveluar?

    Përgjigju
  • Sara: 07/08/2022 10:28

    Te pasurit duhet te paguajn me shum,ngrohen e ftohen me kondicioner ne mega vilat e tyre dhe gjithmon e ha populli i varfer me cmimet

    Përgjigju
    • Toni: 07/08/2022 11:03

      O Erion Brace. Nuk e kane fajin te pasurit qe paguajne dritat . E kane fajin ata qe vjedhin energjine klientet biznes te qeverise qe nuk paguajne dritat. Patronazhistet ne Oshee qe rregullojne sahatet me 1000 euro. E ka fajin burokracia e te paafteve ose me keq atyre qe duan te vjedhin qe nuk i lene bizneset dhe njerezit te ndertojne panele diellore ne tarracat e tyre private sepse duhet te aplikosh per leje qe nuk te jepet asnjeher. Ne vazhdojme me te njejtin mentalitet komunist nga emri dukesh edhe moshe e re. Turp dhe fatkeqesi per ne qe ka njerez me mentalitet te 75

  • Shkodra: 07/08/2022 10:03

    Te gjith vjedhin energji po bejet nami 2 milion euro ne dit vidhen asnji nuk pagun bisnezet

    Përgjigju
  • Lolita: 07/08/2022 09:07

    Korrupsioni, paaftesia, mos ulja e humjeve ne rrjet, mos diversifikimi ne kohen e duhur i burimeve te energjise, mos kordinimi midis pushtetit ekzekutiv dhe atij lokal me programe panelesh diellore per blloqe banimesh ose lagje...keto po e gryejne buxhetin e shtetit e dashur FMN.

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 07/08/2022 10:19

      Shume e sakte!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën