TIRANË- Duket se sot dikush nga stafi i Sali Berishës do të pushohet nga puna. Ajo që supozohet të ishte një mesazh "historik" pak orë para Kuvendit të 11 dhjetorit, u shndërrua në një "meme" e gatshme në rrjet, pasi ish-kryeministrit i dështoi "live" në Facebook. E gjitha ishte programuar që të jepej si një mesazh i drejtpërdrejtë për delegatët, por stafi i Berishës publikoi videon bashkë me dublat.
...Rivendosjen e pluralizmit dhe rithemelimin e Partisë Demorkatike... Duhet ta përsërisim edhe një herë... nga anëtarët...u thashë që të vishen trashë, urdhëroni? (Ndërpritet videoja)..., tha Berisha.
I gjithë mesazhi ishte për t'i ftuar delegatët që të vishen trashë nesër, pasi koha nuk do të jetë në favorin e tyre, e ndërsa i qetësoi se edhe nëse do të bjerë shi, ashtu sikurse e jep edhe parashikimi i motit, ato nuk do të lagen pasi janë të vendosur në tribuna që ka strehë. Ndërkohë, nuk ka kursyer edhe një ftesë për kryedemokratin Lulzim Basha si edhe deputetët demokrat.
“Me këtë mesazh dua t’ju përshëndet shumë përzemërsisht. T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelim të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin të jeni nesër të pranishëm, të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD. Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë. Në një forcë politike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë. Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve. Si dikur përmbysëse e sistemit komunist, sot në përmbysje të narko-shtetit. Rikthimin e votës së lirë për anëtarët, simpatizantët e PD brenda kësaj partie. Rikthimin e votës së lirë për Shqipërinë, shqiptarët në tërësi. Të dashur delegatë dhe delegate, moti është një faktor që nuk varet nga ne, me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi miqësor është që të vinim të përgatitur me veshje të trasha të mundur për mos të ndjerë të ftohtin. Natyrisht shiu nuk bie në zonën ku jemi ne si delegatë por klima është kjo që ju e shihni vetë. Ftoj të gjithë ata delegatë të PD, drejtues të saj kryesor duke përfshirë edhe kryetarin e saj në letër Lulzim Basha, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD, të gjitha ata që mendojnë ndryshe nga ne të vijnë nesër në rithemelimin e forcës sonë politike. Ky Kuvend është i të gjithë demokratëve, ftoj të gjithë anëtarët e PD që kanë mbështetur fuqishëm lëvizjen për një PD më të fortë e të bashkuar, dhe më të hapur, por edhe ata që e kanë parë me skepticizëm të vijnë nesër për të ndjekur në stadiumin ‘Air Albania’ për të ndjekur këtë moment të rëndësishëm të historisë, rivendosjen e pluralizmit politik", tha Berisha.
Ky mesazh erdhi vetëm pak orë para se të mbahet Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Më herët, Report Tv solli detaje nga ky organizim, duke nisur që nga skela e blerë në Itali si edhe axhenda e parashikuar. Punimet do të nisin në orën 10:00, ndërsa që në nisje do të bëhet verifikimi i mandateve të delegatëve, të cilët më pas do të duhet të votojnë disa qendra votimi të ngritura rreth stadiumit për propozimet e Berishës. Në Kuvend do të propozohen disa ndryshime statutore, për të cilat ka punuar një grup ekspertësh që iu bashkuan Sali Berishës, si Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi. Nesër pritet që nëse ka kuorum, të votohet një mocion mos-besimi për Bashën, pra për ta shkarkuar. Organizatorët pohuan për report Tv se nëse miratohet shkarkimi, do të ngrihet një komision që do të marrë drejtimin e partisë.
Direkt me demek, për të qeshur e për të qarë??? Po ky po fle o njerëz, ky ka rrjedhur...nuk e di pse fëmijët e lejojnë të dalë, ajo juristja që është dhe pedagoge, nuk ka fuqi të bindë të atin që mos të dalë në TV se na kalli datën? Kjo tregon se ata kanë nevojë për këtë mbrojtje, si do justifikojë korrupsionin galopant të saj dhe të shoqit? të vëllait dhe të dashurës? Të gjithë familjes korruptive?
Përgjigju