Berisha dhe grupi i tij vijon intensivisht përgatitje për Kuvendin që ka thirrur vetë të Partisë Demokratike. Report Tv ka mësuar se Berisha ka porositur në Itali skelën që do të vendoset në stadiumin 'Air Albania'.
Sipas faturës së siguruar nga Report Tv porosia është bërë në shtetin fqinj Itali dhe dërgesa ka nje kompani qe ka seli pranë rrugës “Mustafa Matohiti”. Ndërkohë që në Shqipëri materialet kanë hyrë 2 ditë më parë dhe aktualisht janë duke u montuar në stadiumin 'Air Albania'.
Dokumenti
Lajm në përditësim...
Një ditë para se të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, i thirrur nga Sali Berisha, në stadiumin 'Air Albania' ka filluar puna. Report Tv ka siguruar pamje nga ndërtimi i strukturës që do të shërbejë si skenë për fjalimet e ish-Kryeministrit dhe të tjerë gjatë Kuvendit.
Ndërkohë që edhe moti është 'kundër' Kuvendit të 11 dhjetorit. Dita e nesërme pritet të jetë gjatë gjithë ditës me shi. Në këtë rast, Berishës do t'i japë një 'dorë' fakti që "Air Albania" është i gjithi i mbuluar, edhe pse më parë ai e kishte quajtur stadiumin “foleja e klanit mafioz të Ramës”.