Ambasada amerikane ka postuar në Facebook, një udhëzim që iu vjen në ndihmë të gjithë atyre që janë të interesuar të aplikojnë në programin e Lotarisë Amerikane për vitin 2019. Ambasada vë theksin tek leximi i udhëzimeve për këtë aplikim.

 “Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit. Lexo me kujdes rregullat perpara se te aplikosh”- shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Facebook

( Kliko këtu ) për rregullat dhe udhëzimet e Llotarisë Amerikane

Aplikimet për Lotarinë Amerikane kanë nisur ditën e djeshme dhe do të zgjasin deri më 6 nëntor 2018, ora 18:00.

Fituesit e lotarisë do të shpallen nga 7 maji me anë të numrit të tyre unik. Ndërkohë “Shqiptarja.com” ka përgatitur ditën e djeshme dy udhëzime në shqip, ku sqarohet hap pas hapi, si duhet të bëhet aplikimi dhe cilat janë gabimet që nuk duhen bërë nga aplikantët.

VIDEO udhëzues për Llotarinë Amerikane