1 fitore pas 7 ndeshjesh, Demi: Dihet historia e derbit në epokën time! Halili: Të kuqtë e merituan! (VIDEO)

Pas gati 1 vit e nëntë muajsh Partizani është rikthyer te fitoret në derbi. Të kuqtë thyen Tiranën kampione në fuqi 1-0 në atë që cilësohet si ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar. Golin vendimtar e realizoi Xhuliano Skuka, sulmuesi i cili po vijon të realizojë me ritëm të kënaqshëm.

Për t’u veçuar në këtë ndeshje ishin edhe ndërprerjet e shumta për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë nga tifozët, por edhe se shpeshherë tymi mbulonte fushën nga flakadanët e shumtë dhe kaspsollat, që këtë herë ishin futur në masë brenda Air Albanias.

“Fitore në derbi pas 7 ndeshjesh? E vërtetë që fituam pas 7 ndeshjesh, por ju e mbani mend se kush ka qenë fitues në epokën Demi para këtyre 7 ndeshjeve,”-u shpreh Gaz Demi, president i Partizanit.

“Shpresojmë që të kemi bërë një hap të mbarë. Kuptuam që kemi bërë pak eksperiencë. Kemi menaxhuar më mirë emocionet se në derbin e kaluar dhe kjo sipas meje për disa lojtarë profesionistë është një arritje e madhe,"-tha Giovanni Colella, trajneri i Partizanit.

Ndërkohë në kampin bardheblu ishin të ndarë për arsyet se përse erdhi humbja.

“Unë them se skuadra dhe stafi bënë të pamundurën për të përmbysur rezultatin. Pse nuk ia dolëm vjen për shkakun se nuk arritëm të shënojmë, por duhet të them se fitorja ishte e merituar për Partizanin,”-deklaroi Refik Halili, president i Tiranës.

“Ndërpritet ndeshja thuajse pa pushim. Dhe kur ndodh kjo edhe për lojtarët është e vështirë. Ndërprerjet ishin të shumta dhe kjo sjell uljen e ritmit. Pastaj bëhet e vështirë,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Me këtë fitore Partizani mori hak për humbjen në derbin e parë, por edhe u shkëput me katër pikë në krye të klasifikimit duke siguruar titullin kampion dimri.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar