Një numër i madh punëtorësh dhe aktivistësh në mbarë botën e kanë shënuar Ditën e 1 Majit me protesta duke kërkuar paga më të larta, ulje të orarit dhe kushte më të mira pune.
Në Kosovë Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka nisur protesta si rezultat i kërkesave të njëpasnjëshme për rritje të pagave. Protestuesit mbanin në dorë parulla me mbishkrimet “Kërkojmë rritjen e pagave”, “Duam të drejtat tona”, etj.
Edhe në Francë, sindikatat planifikuan demonstrata masive për të protestuar kundër lëvizjes së fundit të Presidentit Emmanuel Macron, për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Protestat në Gjermani nisën me një tubim nga grupet feministe të dielën në prag të 1 Majit kundër dhunës ndaj grave dhe personave LGBTQ+. Gjatë marshimit pati edhe konfrontime me policinë. Tubimet do të vazhduan edhe përgjatë së hënës.
Në Turqi policia pengoi një grup demonstruesish të arrinin në sheshin kryesor të Stambollit, Taksim, dhe arrestoi disa prej tyre. Qeveria e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur Taksimin shesh të ndaluar për demonstrata, duke çuar në përleshje të shpeshta midis policisë dhe protestuesve.
Dy mitingje të mëdha greve u mbajtën në Athinë. Në Korenë e Jugut, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta të ndryshme për rritjen e pagave pasi rritjes së çmimeve të konsumit. Në Japoni, mijëra anëtarë të sindikatave, politikanë të opozitës dhe akademikë u mblodhën në parkun Yoyogi në Tokio, duke kërkuar rritje të pagave pasi. Ata kritikuan planin e kryeministrit Fumio Kishida për të dyfishuar buxhetin e mbrojtjes, i cili kërkon rritje taksash në vitet e ardhshme.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3668
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
1 Maji në shifra, plagë informaliteti! Punëtorët përballë pagave të nëndeklaruara dhe pa kontrata! 600 mijë pa sigurime! 825 mijë jo në tregun e punës
1 Maj, 16:47
-
1 maji, ditë proteste në Tiranë, arsimtarja në 'Përballje': Mësuesit janë të frustruar! Juristi: Duhet ndryshuar Kodi i Punës
1 Maj, 14:44
-
1 Maji në Turqi me demonstrata, policia përleshet me demonstruesit! Blindohet Stambolli, 160 të ndaluar
1 Maj, 13:12
-
1 Maji, punëtorët në Kosovë protestojnë për kushte më të mira pune
1 Maj, 12:02
-
1 Maji në Tiranë, protesta për dinjitet punëtorit! Mësuesit kërkojnë dyfishim të pagave, sindikatat paralajmërojnë greva! Punëtorët para kryeministrisë
1 Maj, 09:31
-
Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i kësaj dite
1 Maj, 07:57
-
Dita e Punës, SHBA nderon 160 milionë punëtorë amerikanë
4 Shtator 2023, 20:45
-
Dita e punëtorëve/ Tubim i shoqërisë civile në Tiranë, punonjësja e pastrimit: Pagat e ulëta! Nuk na dalin as për të plotësuar kushtet e fëmijëve
1 Maj 2023, 15:21
-
Sot 1 maji, Hoxha: Punonjësve s’u sigurohet jeta, sektori i ndërtimit dhe i minierave më problematiku për punonjësit
1 Maj 2023, 11:54
-
Sot 1 Maji, informaliteti dhe siguria në punë problemet kryesore në Shqipëri! Nuk deklarohen pagat reale, 32 humbje jete në vendin e punës në 2022
1 Maj 2023, 11:24
-
Dy protesta dhe një aksion simbolik në ditën e punëtorëve në Kosovë
1 Maj 2023, 09:08
-
Gjermania organizon protesta të qeta Ditën e 1 Majit
1 Maj 2023, 08:20