Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar ditën e 1 Majit. Begaj i drejtohet me falënderime çdo punonjësi për kontributin e çdo dite për ndërtimin e Shqipërisë.

Postimi i Bajram Begaj

Faleminderit çdo njeriu punëtor që, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, e bën çdo ditë më të begatë Shqipërinë!

Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës, të cilët, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë.

Puna e tyre meriton vlerësim, dinjitet dhe mbështetje maksimale.

Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë shoqërinë, që t'u japë punëtorëve, forcës që krijon përparim dhe begati, më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet.

Faleminderit çdo njeriu të punës!


Lajmi kryesor:

Sot 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, protestat që shënjuan këtë ditë