1 Maji/ Sindikata në protestë për Arsimin, Ministria i përgjigjet me lajmin e mirë për mësuesit

1 Maji/ Sindikata në protestë për Arsimin, Ministria i përgjigjet me lajmin e mirë për mësuesit

TIRANË-Sindikata e pavarur e Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë, për të parashtruar kërkesat dhe pakënaqësitë e mësuesve.

"Mësuesit kërkojnë rritje rroge me 20%"; "Mësuesit meritojnë respekt dhe paga dinjitoze"; "Na ktheni regjistrin me nota", janë këto disa nga kërkesat e sjella në formën e pankartave në protestën e zhvilluar mëngjesin e sotëm përballë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Lidhur me këtë protestë, ka pasur edhe një reagim nga ana e Ministrisë, ku thekson se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive. Rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit nga dita e nesërme.

"Në kuadër të protestës së sotme para ministrisë nga ana e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dëshiron të theksojë se protesta është një e drejtë dhe "1 Maji" është pikërisht dita kur ushtrohet kjo e drejtë nga sindikatat.  Kontrata përfshin të gjitha kërkesat e sindikatave dhe jemi të lumtur që rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit, të cilën çdo mësues/e do ta ketë në llogarinë e tij/saj duke filluar që nga dita e nesërme. Ndër të tjera, MASR i uron përzemërsisht 1 Majin të gjithë punëtorëve dhe sindikatave", shkruan MASR.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar