Reforma zgjedhore nuk ka bërë asnjë përparim, ndaj për këtë arsye Partia Demokratike e Partia Socialiste do të kërkojnë shtyrje të afatit të punës së Komisionit të Posaçëm për këtë reformë. Burime për Report Tv thanë se në shtator, palët së pari do të kërkojnë që të shtyhet afati, e më pas do të ulen për të hartuar rregullat e reja të lojës, që gjithsesi kanë para një rrugë me pengesa ndaj njëri tjetrit, pasi ndahen në disa çështje, siç është ajo e koalicioneve.
Komisioni për reformën zgjedhore u miratua në shkurt të këtij viti, por në 6 muaj, PD e PS zhvilluan vetëm 1 mbledhje, atë për konstituimin, ndërsa nuk kanë paraqitur asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Komisioni përbëhet Komisioni nga 18 anëtarë, ku mazhoranca socialiste do të ketë 9 anëtarë, PD-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili. PS ka caktuar si bashkëkryetar Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ndërsa opozita i është përgjigjur në këtë pozicion me kreu e grupit, Enkelejd Alibeaj. Lista e anëtarëve të këtij komisioni nga maxhoranca përbëhet nga Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi dhe Klevis Xhoxhi. Sa i përket Partisë Demokratike anëtarë janë zgjedhur Oerd Bylykbashi, Grida Duma, Dashnor Sula, Kreshnik Çollaku, Lindita Metaliaj, Seladin Jakupllari, Ervin Salianji, Eralda Bano.
Komente


Ku jane sufllaqexhinjte per ti bere elozhe rilindjes dhe kryerilindasit per kete arritje te madhe qe eshte shenuar per REFORMEN ZGJEDHORE?????
Përgjigju