1 mijë dollarë për çdo bebe, Kërpaçi: Kur të bëhen më pas prindër, do të tërheqin 25 mijë! Largimet nga LSI? Hap vendin për personazhe me integritet (VIDEO)

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka shpjeguar disa prej pikave të programit ekonomik të LSI-së për zgjedhjet parlamentare më 25 prill. Një prej këtyre pikave, e cila ka ngjallur dhe debat e kuriozitet në rradhët e politikanëve dhe opinionit publik, është bonusi prej 1 mijë dollarë për çdo bebe për 25 vite.

Gjatë një interviste në emisionin '5 pyetjet' nga gazetari Ilir Babaramo, ajo shpjegoi se në momentin që lind një fëmijë gjatë qeverisjes së LSI-së, do të hapet një fond investimi ku do të depozitohet 1 mijë dollarë. Pas 25 vitesh, kur ai fëmijë të rritet e të bëhet vetë prind, do të mund të tërheqë shumën prej 25 mijë dollarësh. Por Kërpaçi nuk ka shpjeguar mekanizmin se si do të funksionojë dhe se si do të shndërrohet shifra prej 1 mijë dollarësh në 25 mijë.

"Një program tjetër është 'Nga bebja në bebe'. Çdo çift i ri kur bën një bilanc për jetën këtu, të gjithë duan të largohen dhe të ndërtojnë të ardhmen jashtë Shqipërisë. Ne kemi dalë me këtë propozim. Është një program afatgjatë. Kur një çift i ri do të bëhet me një fëmijë, do t'i hapet një fond investimi me 1000 dollarë. Është parashikuar nga ekspertët e ekonomisë që kur ky fëmijë shkon 25 vjeç, dhe bëhet me fëmijë, ai mund të tërheqë këtë shifër. Këto janë skema investimi që njihen në të gjithë botën, në SHBA" - tha Kërpaçi.

Punësimi dhe arsimi janë dy fokuse të tjera të rëndësishme për LSI-në. Kërpaçi thotë se fokusi do të jetë arsimimi i të rinjve, nëpërmjet internshipeve apo bashkëpunimeve mes bizneseve dhe shtetit për t'i dhënë mundësi të rinjve të ushtrojnë profesionin apo zanatin e tyre.

"Pika shumë e rëndësishme për ne është arsimi. Ka pasur vetëm shkatërrim në këtë sektor. Kemi një brez që nuk ka marrë arsim cilësor e do të largohet nga Shqipëria. Ne do vendosim një taksë për 200 kompani të oligarkëve. Kompanitë VIP do taksohen me 1% dhe do alokohet për arsimin. Nëpërmjet kësaj, do arrijmë një nevojshmëri të madhe, rritja e buxhetit me 5%.  Është e realizueshme, por është çështje vullneti dhe prioriteti. Kjo qeveri nuk e ka pasur kurrë në vëmendje. Ka larguar 300 mijë qytetarë nga Shqipëria, aq sa premtoi për hapjen e vendeve të punës. Ne kemi prioritet programin mëso dhe fito. Duam të rrisim një brez që mëson, por mëson dhe kulturën e të punuarit. Kjo ndahet me internshipe për studentë, por ky program fillon që tek gjimnazistët. Këta të fundit nuk kanë një orientim me tregun e punës. Ky është projekt ambicioz. Ka partneritete që lidhen mes bizneseve dhe shtetit" - tha Kërpaçi.

Floida Kërpaçi ka pasur një koment dhe për largimet nga LSI drejt PS-së. Ajo thotë se kjo është një formë e pastrimit të kandidatëve dhe hapja e mundësive për ardhjen e të tjerëve me integritet.

"Media është e fokusuar në skandale. Çdo lloj lajmi i tillë nuk përbën asnjë lajm. Nuk përbën interes qytetarëve pasi kanë halle të tjera si papunësia. Çdo largim është pastrim dhe është mundësi për të afruar njerëz me integritet. Unë e angazhuar pranë LSI-së, mendoj që në Shqipëri ka ardhur një moment për një mendësi të re për të bërë politikë. Të jemi pranë komuniteteve. LSI-ja e ka programin e saj. Qytetarëve u duket në Shqipëri sikur janë të huaj pasi i mbyllen të gjitha dyert" - tha Kërpaçi.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 02/02/2021 06:43

    Sudja ju a dha kete idene e bebeve,qe do i jipni, sapo te lindin dhe deri kur te behet 25 vjeç do te narre 25.000$?Jeni njisha o Lsi.Kjo pike e programit eshte per tu bo film komik.Si ka mundesi,pa pike turpi,e reklamoni dhe genjeni kaq kollaj?Jeni t'papamë per genjeshtra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen