Autoritetet serbe kanë nisur një hetim urgjent pas një postimi të publikuar në Instagram, ku, sipas mediave në Serbi, ofroheshin para për vrasjen e presidentit Aleksandar Vuçiç.
Sipas raportimeve, Departamenti Special për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë pranë Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar policinë të identifikojë autorin e postimit dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Në postimin e publikuar në rrjetin social, krahas një fotografie të Vuçiçit, është shkruar një mesazh kërcënues, ku ofrohen 1 mijë euro për vrasjen e presidentit serb.









Komente
Komento