Policia e Durrësit ka prangosur një ish-punonjës policie i cili i kishte marrë një mijë euro një qytetari me pretendimin se do të ndërhynte për legalizimin e banesës së tij.

Burime zyrtare të policisë thonë se, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Krujë, ka arrestuar ish-punonjësin e Policisë Besim Meçe, 50 vjeç, nga fshati Kameras, Bashkia Manëz.  

Ai prej disa javësh ka pasur nën hetim Besim Meçen, duke përdorur metodat speciale të hetimit për dokumentimin e veprimtarisë së tij antiligjore.

Meçe akuzohet për  “Shpërdorimit të detyrës” dhe “ Korrupsionit pasiv“.

Besim Meçe ishte punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Krujë, por doli në rezervë në 1 prill 2016 për shkurtim të funksionit organik.

Redaksian Onlline
(F.T/shqiptarja.com)