
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Komisionin e Ekonomisë ku po bëhet shqyrtimi i projektligjit “Për Policinë e Shtetit”.
Gjatë diskutimeve, deputeti i PD Edmond Spaho i tha ministrit se sot disa fermerë që protestuan në Korçë, u gjobitën me 1 milion lekë secili, që sipas tij nuk do të arrijnë dot t’i bëjnë ato para për të shlyer gjobën.
“Policia u vuri gjobë 1 milion lekë të vjetra që nuk i mbledh dot, kjo është të jesh në krahun e oligarkëve. Ju do duhej t’ia ngrini këto çështje kryeministrit dhe t’i thonit që të mendojë pak edhe për hallexhijntë e vendit”, u shpreh Spaho.
Ministri Balla u shpreh se “liria jote përfundon aty ku nis liria e tjetrit”, duke thënë se policia ka bërë punën e saj, pasi protestuesit kishin bllokuar rrugën.
“Nuk mund të bllokohet rruga nga askush, dhe policia po bën detyrën e saj”, iu përgjigj Balla.
Lajmi kryesor:
'Nuk shesim dot pataten, qepën as grurin!' Fermerët e Maliqit në protestë, bllokojnë rrugën me zetora! Policia u vendos 70 gjoba me nga 1 mln lekë të vjetra secila
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.2%
-
Pak
12.2%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1205
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mesha e parë e Joani Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse! E mban në Korçë, aty ku besimtarëve i shërbeu për 27 vite
23 Mars, 10:09
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës dhe financuesi i Syri TV betonizon parkun natyror të Drilonit dhe Tushemishtin! PD hesht!
22 Mars, 18:36
-
Protestë kundër tenderit për plazhet në Malin e Zi, mes qytetarëve edhe ish-kryeministri Abazoviç: Ulqini nuk është në shitje!
22 Mars, 18:29
-
Unaza Veriore e Kukësit, një investim i papërfunduar! Punimet u ndërprenë para 7 vitesh
22 Mars, 13:42
-
Beteja për ujin, banorët e Tragjasit sërish në protestë! Gati padia për dy bashki dhe institucionin në varësi të Ballukut!
22 Mars, 12:38
-
Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka trotuare, ndriçim as kufizues shpejtësie
22 Mars, 11:29
-
Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë/ Policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh! Ja çfarë u sekuestrua (EMRAT)
22 Mars, 10:53
-
Korçë/ Policia aksion kundër lojërave të fatit, kontrolle të shumta në lokalet e qytetit, dhjetëra të shoqëruar
21 Mars, 21:59
-
Çudira në Durrës/ Mbikalimi brenda oborrit të shkollës por jashtë funksionit! Banorët në protestë bashkë me kandidaten e PD-së
21 Mars, 16:13
-
Presidenti Vuçiç: Serbia është lodhur nga ata që e terrorizojnë dhe duhet të përgjigjet
21 Mars, 15:30
-
Demush Shasha: Studentët në udhëkryqin e Gjingjiqit
20 Mars, 16:18
-
Korçë/ Romët në protestë për lirimin e Dritsonit, bashkëjetoi me të miturën, i riu rrezikon 25 vite burg! Shtyhet seanca paraprake
20 Mars, 12:02