1 milion vs. 740 mijë vota

1 milion vs. 740 mijë vota

Sali Berisha

Kur Berisha u fut në sallën e Kuvendit të PD-së në mes të korrikut, u prit me brohorima nga të pranishmit, pavarësisht se disa javë më parë ishte shpallur persona non grata nga Departamenti i Shtetit amerikan. Pas asaj pritje triumfale nga kuvendarët demokratë, shumëkujt (përfshirë edhe shkruesin e këtyre rreshtave), as që i shkonte mendja se Basha do ta pezullonte Berishën nga grupi parlamentar i PD-së për sesionin në vazhdim.

Dhe pas atij pezullimi, që Berisha nuk e kapërdiu dot, iu turr furishëm ish-beniaminit të vet të 16 vjetëve të fundit. Me foltoret e zjarrta që po zhvillon, ai po përgatit terrenin për ta shkarkuar Bashën përmes një referendumi brenda partisë, që mund të realizohet vetëm në qoftë se shumica e kuvendarëve demokratë e mundëson atë.

Kuptohet që qindra mijë votuesit e thjeshtë të djathtë nuk mund të marrin pjesë në foltoret e Berishës apo në Kuvendin e PD-së, por votat e tyre do të duhen kur koalicioni i PD-së të garojë në zgjedhjet e rradhës përballë PS-së. Dhe jo të gjithë votuesit e atij koalicioni janë po aq të zjarrtë sa pjesëmarrsit e foltoreve të Berishës. Një pjesë e votuesve të koalicionit (sidomos votuesit e partive satelite) janë pragmatistë.  Ata i kanë dëgjuar me vëmendje urimet që bëri ambasadorja amerikane për riardhjen e PD-së në pushtet, fill pas takimit me Bashën në selinë e kësaj të fundit…

Pra, edhe në qoftë se Berisha ia del ta shkarkojë eventualisht Bashën (dhe të zgjedhë një beniamin të ri të tij në krye të PD-së, apo të dalë vetë në krye), si edhe në qoftë se SPAK-u nuk ndërmerr ndonjë veprim konkret ndaj tij deri në zgjedhjet e ardhshme, problemi është se PD-së do t’i duhet çdo votues i koalicionit që ka patur deri më sot (madje as ata nuk do t’i mjaftojnë).

Kështu, në zgjedhjet e vitit 2009, kur Berisha ngjizi koalicionin më të madh të djathtë (dhe kur ishte i gjithëpushtetshëm si kryeministër), partitë e djathta morën gjithsej 740 mijë vota. Ndërsa në zgjedhjet e 2013, kur Rama ngjizi koalicionin më të madh të majtë (dhe PS-ja ishte në opozitë), partitë e majta morën pothuaj 1 milion vota…

Shumë votues të asaj kohe janë larguar nga Shqipëria, apo janë larguar fare nga kjo botë, por PS-ja dhe aleatja e saj e afërt PSD kanë arritur të regjistrojnë rreth 800 mijë vota në dy palë zgjedhjet e fundit. Ndërsa PD-ja dhe satelitet e saj të vogla as nuk i janë afruar 700 mijë votave.

Duke e patur rekordin 740 mijë vota në të shkuarën, është e vështirë të garosh përballë një kundërshtari me rekordin 1 milion vota, nëse të gjithë votuesit e derisotëm nuk i ke me vete. Koalicionit të djathtë do t’i duhen ata, plus edhe nja 150 mijë të tjerë…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive