1 mln USD e PD-së,Balla-Zgurit:
Mos falsifiko protokollin e KQZ!

1 mln USD e PD-së,Balla-Zgurit:<br />Mos falsifiko protokollin e KQZ!<br /><br>
Prokuroria e Tiranës nisi dje verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike me disa kompani lobimi në SHBA, të cilave u janë paguar nga selia blu 1 milionë dollarë për të siguruar mbështetje politike nga Uashingtoni.

Në një deklaratë të sotmen për mediat, Sekretari i Përgjithshëm Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ngritur disa pyetje lidhur me burimin e financimit të padeklaruar zyrtarisht nga Partia Demokratike.

Balla, ndërkohë i ka bërë thirrje KQZ-së dhe kryetarit të saj Klement Zguri, që të mos guxojnë të bëjnë manipulime dokumentacioni, duke përpiluar shkresa shpenzimesh shtesë, sikur Partia Demokratike t’i ketë deklaruar këto para më herët.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës:

Lulzim Basha po fshihet nga përgjegjësia ndaj shqiptarëve por edhe anëtarësisë së Partisë Demokratike, për të sqaruar skandalin ku e ka futur këtë parti.

Sigurisht që fillimi i hetimeve nga Prokuroria mbi kontratën e paligjshme të Lulzim Bashës me një kompani të huaj, të paguar nga një burim i padeklaruar parash, është një detyrim ligjor.

Por Lulzim Basha duhet të përgjigjet menjëherë se cili është burimi i atyre parave.

Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe ato pagesa në KQZ, dhe si kanë përfunduar në një parajsë fiskale? I bëj thirrje Klement Zgurit dhe administratës së KQZ të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli për gjoja deklarim të mëparshëm, sepse është vepër e rëndë penale, prishje e provave të veprës penale.

Ku i ka gjetur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha këto shuma marramendëse parash? 1 milion dollarë? Këta që flasin për ditë për para të pista e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milion dollarë?

Pse Lulzim Basha ka përdorur llogaritë e një kompanie offshore për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike?

Cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP”, e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë, një shtet i Amerikës Qëndrore i njohur si parajsë fiskale.

Në emër të kujt janë regjistruar kompanitë offshore në Belizë?

A ka dijeni Lulzim Basha se kush janë personat nga Shqipëria që kanë transferuar para në llogaritë e kompanive offshore në Belizë dhe më pas tek Binniatta Trade, për të përfunduar në pagesa për llogari të Partisë Demokratike?

Kush janë lidhjet e Lulzim Bashës me këta persona?

A është financuar Partia Demokratike nga para të pista, nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale?

Kujtojmë edhe një herë se Lulzim Basha, dhe askush tjetër, e di të vërtetën e përdorimit të vulës së kryetarit të PD për këtë makinacion financiar, që do të kishte tronditur çdo parti politike në çdo vend demokratik.

s.k.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki