Fusha e blertë e Kryeministrisë u pushtua pasditen e sotme nga të vegjlit të cilët ndoqën nga afër disa nga aktivitetet që organizoi Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Fillimisht, Kryeministri Edi Rama lexoi disa tregime për fëmijët. Bashkë me Kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri nuk hezitoi që t’i bashkohet lojërave të vogëlushëve.
Artistët e Cirkut si dhe animatorët realizuan numra të ndryshëm duke marrë duartrokitjet e fëmijëve.
Gjithashtu, të vegjlit patën mundësi që të ndjekin një spektakël plot me ngjyra dhe me personazhe të dashur si dhe numra baleti të interpretuar nga artistët e vegjël.
[gallery]22533[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO