1 tjetër nga Vetëvendosje në pranga
'Mustafa-Thaci në panik nga protesta'

1 tjetër nga Vetëvendosje në pranga<br />'Mustafa-Thaci në panik nga protesta'
Policia e Kosovës ka vënë në pranga mëngjsin e sotëm Sekretarin Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj. Në një reagim për mediat, Vetëvendosja e quan këtë arrestim të ndikuar nga pushteti që sipas saj vjen nga paniku i kryeministrit Mustafa dhe zëvendëskryeministrit Thaçi pas protestës së 17 shkurtit. 

"Gjatë këtyre muajve, argumentet e faktuara dhe rezistenca e Opozitës së Bashkuar kanë mobilizuar masat në Kosovë në protesta gjithëpopullore. Protesta madhështore e 17 shkurtit ia ka bërë të qartë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit se ditët e këtij regjimi antipopullor janë të numëruara. Prandaj, në panik e sipër ata po përdorin të gjithë aparatin e dhunës si mjeti i fundit për të mbajtur në këmbë regjimin e tyre te delegjitimuar",-  shprehet Vetëvendosjes.

Duke kërkuar lirimin e Molliqajt, lëvizja Vetëvendosje thotë së aksioni qytetar kundër qeverisë nuk do të ndalet deri në largimin e tyre. 

"Nuk ka dhunë që mund ta ndalë frontin e gjerë shoqëror të rezistencës  që është ngritur kundër këtij regjimi. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen të burgosur për shkak se kanë qenë në ballë të këtij fronti. Deri në lirimin e të gjithë aktivistëve dhe deri në ditën e largimit të këtij regjimi shtypës policor, në Kosovë nuk mund të ketë drejtësi dhe qetësi", - thuhet në njoftim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin