Sasia e kanabisit që u tentua të trafikohej drejt Italisë me gomone, 1.3 ton drogë, dy të arrestuar

FIER - Rreth 1.3 ton drogë është sasia e lëndës narkotike që u tentua të trafikohej një ditë më parë drejt Italisë me gomone. Mjeti lundrues u ndalua një ditë më parë në grykëderdhjen e Vjosës pas disa orë ndjekje nga policia, ndërsa trafikantët arritën t'i iknin policisë duke braktisur gomonen (Lexo këtu).

Operacioni i policisë i koduar "Vjosa" ka vijuar edhe ditën e sotme ku janë angazhuar struktura të policisë së Vlorës, Lezhës dhe Elbasanit. Në pranga ranë dy trafikantët  A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç, të dy nga Vlora. Dy trafikantët që drejtonin gomonen pasi u pikasën në det, zgjodhën që të mos vijonin rrugën drejt Italisë, por u kthyen në grykëderdhjen e Lumit Vjosa. Aty skafistët braktisën gomonen dhe u larguan në këmbë drejt pyllit. Policia sekuestroi gomonen bashkë me kanabisin e paketuar në disa thasë.

Njoftimi i policisë

Operacioni "Vjosa" vë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike. Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar "Vjosa", të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025