1 ton drogë në Velierë, mediat greke: Ishte nisur nga Saranda (Detaje)

1 ton drogë në Velierë, mediat greke: Ishte nisur nga Saranda (Detaje)

Droga e gjetur në velierë, e kapur në Greqi

SARANDË- Veliera, ku ishin fshehur 1 ton drogë, dyshohet se është nisur nga Saranda.

Mediat greke shkruajnë se kjo velierë në të cilin u gjetën 637 pako me drogë të ndara në 50 çanta të zeza, është parë në Sarandë në datën 15 gusht, duke u furnizuar me karburant, çka ka ngritur dyshimet e forta se ka qenë pikërisht ky qytet, pikënisja e kësaj sasie të madhe të drogës.

Veliera u ka kap dy ditë në gjirin “Porto Kagio” në lindje të Manit në Githio, e cila kishte flamurin e Delaware. Në pranga kanë rënë dy persona, një 28-vjeç dhe 42-vjeç, por nuk ka informacion lidhur me identitetin e tyre apo kombësinë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen si dhe për të mësuar "kokën" e këtij grupi kriminal.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive