Dy agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në Shqipëria për të ndërmarrë një megaoperacion pas sasisë së 1.3 tonëve të kapur në Portin e Savonës në Itali dhe arrestimin e 4 shqiptarëve, bëjnë me dije burime nga policia e Shtetit për gazetarin e Report Tv Sokol Dema. Operacioni do të shtrihet në disa qytete të vendit, pasi në përgjimet e autoriteteve të huaja kanë dalë emra të personave të përfshirë në trafikun e drogës.
1 ton kokainë u zbulua më 18 janar në Portin e Savonës në Itali dhe droga ishte e fshehur në një anije, ku u sekuestruan 741 pako kokainë, të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani, të fshehura në motorët e varkës. Operacioni që u krye nga Guardia di Fiananza e Barit është vazhdim i atij të 2 janarit kur u arrestuan 4 shqiptarët, të cilëve iu gjet 353 kilogramë kokainë, e fshehur në dhomat e hotelit. Ngarkesa ishte nisur nga Brazili dhe dyshohet se organizatorë ishin shtetas shqiptarë.
Pas arrestimit të të katërve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në port të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor. Kjo është arsyeja pse u aktivizua monitorimi i ngarkesës, me mjete ajrore dhe detare, pasi ajo kishte kaluar Gjibaltarin.
Hetimet dhe banda italo-shqiptare
Gjithçka ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 17 janarit, kur njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare pranë Policisë Financiare të Barit sekuestroi sasinë e madhe të drogës të transportuar nga një anije tregtare e zbarkuar në portin e Savonës. Hetimet e deritanishme kanë shërbyer për të rindërtuar aktivitetet kriminale të një organizate kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila dyshohet se operon në Italinë qendrore e jugore në bashkëpunim me subjektet kriminale shqiptare. E gjithë sasi e drogës e sekuestruar për 16 ditë, pra 1.3 tonë kokainë, ishte e gjitha e destinuar për organizatën kriminale italo-shqiptare.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Itali/ ‘Biznes’ droge në Perugia, shqiptari me precedentë kapet me kokainë dhe mbi 8 mijë euro cash
5 Shkurt, 21:06
-
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, autopsia përforcon dyshimet se Aurora Tila mund të jetë vrarë nga ish i dashuri 15-vjeçar
5 Shkurt, 17:50
-
Itali/ U arrestua në Spanjë si pjesë e organizatës së kokainës të 'Klanit Çela', izolohet në qelitë e Breshias 48-vjeçari shqiptar! Tonelata drogë nga Kolumbia dhe Ekuadori
5 Shkurt, 15:33
-
Rreth 100 studentë nga Shqipëria marrin pjesë në një 'Audiencë të Përgjithshme' të Papa Françeskut në Vatikan, të pranishëm edhe ministrat Hasani e Manastirliu
5 Shkurt, 15:25
-
Arrestohet anëtari i bandës së Niklës në Tiranë, ‘mjeshtri i arratisjeve’ që alarmoi Italinë! Dyshohet se iku nga qelia e Trevisos me ndihmën e Ndranghetës
5 Shkurt, 11:41
-
Itali/ U arrestua për drogë, dënohet me 6 vite e 4 muaj burg 27 vjeçari shqiptar
5 Shkurt, 09:15
-
Milano/ ‘Më bezdisën kur po pija cigare!’ Ndoqi me thikë dhe kërcënoi fëmijët në park, arrestohet 39-vjeçari shqiptar
4 Shkurt, 17:10
-
Perugia/ Nuk bindi dot karabinierët se ku po shkonte, 29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë për shitje në makinë
4 Shkurt, 16:25
-
Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj
4 Shkurt, 15:02
-
OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite! Grenell publikon shifrat, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon
4 Shkurt, 14:20