Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços u përfol jashtë mase në media, por çifti preferoi ta mbante sa më diskrete ceremoninë. Mes shumë miqsh dhe të ftuarve dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në një vend përrallor në vilën Erba buzë liqenit Como në Itali.

Gjithçka u zhvillua më 11 gusht por vetëm mbrëmjen e kaluar Lori Hoxha, motra e Sarës ka publikuar një video me momentet më pikante të ceremonisë martesore. Një prej tyre ishte kur ditën e madhe, në momentin që u zgjua Sara kishte gjetur një buqetë me trëndafila te shtrati i saj dhe një dedikim romantik, nga ana e Ledjonit.

Letra e Ledionit për Sarën

 “E dashur, dashuria e jetës time. Faleminderit që çdo vit, muaj, ditë, minutë, sekondë që kemi kaluar bashkë i kë bërë më të lumturit. Këtu ke çdo trëndafil për çdo muaj që kemi kaluar bashkë, faleminderit që po martohesh me mua, ti do të kujdesesh! Po të pres…,”- shkruhej në letrën që lexoi Lori.

Sa romantike!