1 vit nga tërmeti/ Opozita akuza qeverisë, Basha: Do t'u japim të prekurve atë që meritojnë! Kryemadhi: Shqipëria pati një përballje katastrofike

Kryetarët e partive opozitare, në 1 vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të kaluar ku humbën jetën 51 persona, kanë hedhur akuza kundrejt qeverisë, e cila sipas tyre ka lënë në "qiell të hapur" shumë familje të dëmuara.

Kreu i PD Lulzim Basha, ka shkruar vetë në familjen e Bujar Çukes në Thumane, të cilët humbën në këtë ditë të errët nënën dhe djalin.

Teksa u shpreh se i bashkohet dhimbjes së familjes Çuka dhe të gjithë atyre që humbën të afërmit nga tërmeti, Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se një vit pas tërmetit shumë familje që humbën banesat po vuajnë ende në çadra. Sipas tij Rama nuk ka marrë masat e duhura, dhe këtu ka shtuar se kur të vijë në pushtet do ti japë fund kësaj katastrofe, dhe është zotuar se të dëmtuarit të marrin ndihmën e merituar.

Edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ndërsa është solidarizuar me familjet e viktimave të tërmetit, ka hedhur të njëjtën akuzë ndaj qeverisë duke thënë se familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë, por sipas saj janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje. Kë tu shtoi se Shqipëria pati një përballje katastrofike me pasojat e tërmetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Humbën nënën dhe djalin nga tërmeti, Basha në familjen e Bujar Çukës! Vajza: Kërkoj drejtësi, s'jam e zonja të shkoj sipër te varrezat e tyre (VIDEO)

Në 1 vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në familjen e Bujar Çukes në Thumane, të cilët humbën nënën dhe djalin në këtë tragjedi të madhe, duke lënë dhimbje që vazhdojnë edhe sot. Vajza e shtëpisë ka deklaruar se kërkon drejtësi për nënën dhe vëllanë e saj, duke kërkuar që të ndëshkohen sipas saj personat përgjegjës.

"Nuk jam e zonja të shkoj sipër te varrezat dhe të shikoj varrin e vëllait dhe mamit tim. Nuk krahasohet një jetë njerëzish me llaç dhe me tullë. I bëj thirrje shtetit që siç po merret me rindërtimin e Thumanës dhe le të vejë para përgjegjësisë të gjithë ata persona që ishin përgjegjës që erdhën dhe panë banesat që ishin të pabanueshme dhe të marrin ndëshkimin  që meritojnë. Asnjë masa sështë marrë pas një viti nga kjo tragjedi. Një peshë të madhe e patën dhe administrata e Thumanës, qeveria dhe kryetari i bashkisë. E kërkoj drejtësinë për mamin dhe vëllain", tha vajza.

"Erdhën panë shtëpinë dhe thanë do të bëjmë diçka për ju. Më thanë dil nga shtëpia se është e pabanueshme. Dolëm me qera dhe nuk morëm asgjë", tha i ati.

Gjatë fjalës së tij Basha ka deklaruar se i bashkohet dhimbjes së familjes Çuka dhe të gjithë atyre që humbën të afërmit nga tërmeti. Ai ka hedhur akuza ndaj  qeverisë duke thënë se një vit pas tërmetit shumë familje që humbën banesat po vuajnë ende në çadra. Ndërkaq ka premtuar se nëse vjen në pushtet do ti japë fund kësaj katastrofe në vijim, që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën  e merituar.

"Edhe ne kallëzimin e kemi bërë sepse banesat kanë qenë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Jam këtu për tu shprehur ngushëllimet ju  dhe të gjithë atyre që humbën të dashurit në tërmetin e nëntorit një vit më parë. Qindra dhe mijëra familje të tjera u shkatërruan, dhe sot vijojnë të vuajnë, sepse shumica e familjeve janë në vështirësi të mëdha dhe një pjesë e tyre janë në rrugë ose janë në çadra.

Ata familje janë dyfish të rrezikuara për shkak të mungesës së higjienës bazë.  Me dëshirën për ti dhënë forcë çdokujt dua të shpreh dhe njëherë indinjatën sepse shumë kohë më pas kemi mijëra familje që janë në një situatë të vështirë pas tërmetit në një gjendje të rënduar. Duhet të zotohem sot se do të bëjmë gjithçka që ti japim fund kësaj katastrofe në vijim, që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën  e merituar.

E di që sot është një ditë shumë e trishtë për shumë familje shqiptare dhe situata është e pandryshuar. Do bëj  gjithçka mos t'u zhgënjej dhe tu japim fund fjalëve, që ju të merrni atë që meritoni dhe që vendi të ketë një qeveri të përgjegjshme që ndjen dhë bën gjithçka me ju", tha Basha.

Familja e Bujar Cukes ka jetuar në një nga pallatet e Thumanës që u shembën nga tërmeti i vitit të kaluar. Aktualisht Bujari dhe vajza e tij Megi, të vetmit e mbijetuar të tragjedisë jetojnë në një shtëpi në zonën e Don Boskos. 

Ora 11:23
Kryemadhi me akuza: 1 vit pas tërmetit, familjet që mbijetuan janë lënë rrugëve! Shqipëria pati një përballje katastrofike

Ashtu sikurse kanë bërë disa politikanë, edhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në 1 vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit e ka kujtuar këtë ditë duke thënë se humbja e 51 jetëve tronditi zemrat e shqiptarëve.

Por nga ana tjetër ajo nuk ka ndalur akuzat ndaj qeverisë duke thënë se ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por sipas saj janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje.

Sipas saj Shqipëria pati një përballje katastrofike me krizën që la pas tërmeti.

"Një vit më parë, zemrat tona u ndanë më dysh prej tërmetit që tronditi themelet e Shqipërisë, duke rezultuar në humbjen e jetëve të 51 qytetarëve tanë. Solidariteti vëllazëror mes shqiptarëve dhe mbështetja e miqve të huaj na mundësoi të qëndronim në këmbë gjatë atyre momenteve shumë kritike pasigurie për familjet shqiptare, për ekonominë shqiptare, për biznesin dhe punonjësit.

Lëkundjet e tokës, treguan për të gjithë, Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes. Pas tyre, Shqipëria pati një përballje katastrofike me krizën që la pas tërmeti. Ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje. Ndërsa ekonomia dhe papunësia vazhdon përkeqësimin, shqiptarët vazhdojnë emigrimin.

Rindërtimi nuk duhet të përdoret nga qeveria si një program propagande. Krizat kërkojnë lidership të përgjegjshëm në drejtim, që nuk nxit probleme por zgjidh probleme. Ka nevojë për drejtues që të kenë ndjeshmëri ndaj qytetarëve dhe vizion bashkimi për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe të plotë të krizave, të problemeve ekonomike dhe sociale që ato shkaktojnë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për të gjithë, jo vetëm për ata të lidhur me të", shkruan ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahini: 26/11/2020 17:41

    Patjeter do ua japim .Do i bejme shqiptarlulushet me nga 4 vila.dy jane pak,nuk dalin se kemi dhe qen e mace.

    Përgjigju
  • robi: 26/11/2020 16:14

    Mos u merzitni se per vit te ri Nafije dybeku i babaxhikes do ju dhuroje nga nje dybek gjithe familjeve te demtuara nga termeti. O kjo sharebajge ka luajtur mendsh. Ja hoqen dhe ato dy fije tru qe kishte mjeket italiane bashke me bajamet. Shkofsh ne ferr jarebi moj Nafije fallxhorja.

    Përgjigju
  • TA RRRRAS LALA: 26/11/2020 15:32

    O shal ngjit hajdut kriminel po partia jote pd qenef publik çar i ka bër Shqipris vetëm e ka vjedhur vrar e djegur. Edi Rama është flori se ka punuar pa pushim e ka bër shum gjëra njerzit kan sy e mëndje. Jo si ty pa tru në kok 7×7=42. Prandaj ti lef sa të duash se në pushtet nuk kthehesh kur o pleh. EDI RAMA ËSHTË DIAMANT.

    Përgjigju
  • Lulekuqja: 26/11/2020 14:42

    Shko ne Itali dhe shiko ku jetojne te demtuarit e termetit pas 10 vjetesh! Fshati qe duket s'do kallauz! Meqe je kaq i afte i kishe ndertuar vete me ekspertet e tu me shpejte! Po e dini qe jeni te afte vetem per te lehur!

    Përgjigju
  • dulja: 26/11/2020 13:45

    po pse po te ishit ju do kishite menaxhuare me mire situaten ,sa pere djeni Rama ka punare me mire te gjithe ju 30 vjete rregulloje gjithe qendrat e qyteteve rruge eshume te tjera, ju vetem te sabotoni dine

    Përgjigju
  • Populli: 26/11/2020 13:27

    Mos u cirrni se nuk ju degjon kush,po beni nje veper te mire jepni nga vilat dhe pallatet tuaja qe mos i gezofshi,paci mallkimin tone per 7 breza qe e ropet dhe e shkaterruat kete vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen