Humbën nënën dhe djalin nga tërmeti, Basha në familjen e Bujar Çukës! Vajza: Kërkoj drejtësi, s'jam e zonja të shkoj sipër te varrezat e tyre (VIDEO)

Në 1 vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në familjen e Bujar Çukes në Thumane, të cilët humbën nënën dhe djalin në këtë tragjedi të madhe, duke lënë dhimbje që vazhdojnë edhe sot. Vajza e shtëpisë ka deklaruar se kërkon drejtësi për nënën dhe vëllanë e saj, duke kërkuar që të ndëshkohen sipas saj personat përgjegjës.

"Nuk jam e zonja të shkoj sipër te varrezat dhe të shikoj varrin e vëllait dhe mamit tim. Nuk krahasohet një jetë njerëzish me llaç dhe me tullë. I bëj thirrje shtetit që siç po merret me rindërtimin e Thumanës dhe le të vejë para përgjegjësisë të gjithë ata persona që ishin përgjegjës që erdhën dhe panë banesat që ishin të pabanueshme dhe të marrin ndëshkimin  që meritojnë. Asnjë masa sështë marrë pas një viti nga kjo tragjedi. Një peshë të madhe e patën dhe administrata e Thumanës, qeveria dhe kryetari i bashkisë. E kërkoj drejtësinë për mamin dhe vëllain", tha vajza.

"Erdhën panë shtëpinë dhe thanë do të bëjmë diçka për ju. Më thanë dil nga shtëpia se është e pabanueshme. Dolëm me qera dhe nuk morëm asgjë", tha i ati.

Gjatë fjalës së tij Basha ka deklaruar se i bashkohet dhimbjes së familjes Çuka dhe të gjithë atyre që humbën të afërmit nga tërmeti. Ai ka hedhur akuza ndaj  qeverisë duke thënë se një vit pas tërmetit shumë familje që humbën banesat po vuajnë ende në çadra. Ndërkaq ka premtuar se nëse vjen në pushtet do ti japë fund kësaj katastrofe në vijim, që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën  e merituar.

"Edhe ne kallëzimin e kemi bërë sepse banesat kanë qenë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Jam këtu për tu shprehur ngushëllimet ju  dhe të gjithë atyre që humbën të dashurit në tërmetin e nëntorit një vit më parë. Qindra dhe mijëra familje të tjera u shkatërruan, dhe sot vijojnë të vuajnë, sepse shumica e familjeve janë në vështirësi të mëdha dhe një pjesë e tyre janë në rrugë ose janë në çadra.

Ata familje janë dyfish të rrezikuara për shkak të mungesës së higjienës bazë.  Me dëshirën për ti dhënë forcë çdokujt dua të shpreh dhe njëherë indinjatën sepse shumë kohë më pas kemi mijëra familje që janë në një situatë të vështirë pas tërmetit në një gjendje të rënduar. Duhet të zotohem sot se do të bëjmë gjithçka që ti japim fund kësaj katastrofe në vijim, që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën  e merituar.

E di që sot është një ditë shumë e trishtë për shumë familje shqiptare dhe situata është e pandryshuar. Do bëj  gjithçka mos t'u zhgënjej dhe tu japim fund fjalëve, që ju të merrni atë që meritoni dhe që vendi të ketë një qeveri të përgjegjshme që ndjen dhë bën gjithçka me ju", tha Basha.

Familja e Bujar Cukes ka jetuar në një nga pallatet e Thumanës që u shembën nga tërmeti i vitit të kaluar. Aktualisht Bujari dhe vajza e tij Megi, të vetmit e mbijetuar të tragjedisë jetojnë në një shtëpi në zonën e Don Boskos. 


Lajmi kryesor:

1 vit nga tërmeti/ Opozita akuza qeverisë, Basha: Do t'u japim të prekurve atë që meritojnë! Kryemadhi: Shqipëria pati një përballje katastrofike


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!