1 vit pa Gëzim Qëndron, prezantohet dokumentari 'Enigma Kinostudio'

“Inteligjencën e mbivlerësojnë, ajo që i dallon njerëzit është dashuria”. Kjo frazë e studiuesit dhe kritikut të artit Gëzim Qëndro bëri bashkë në kinema “Milenium” familjarë, miq, kolegë edhe ish-studentë, për të parë se si mbi librin e tij, “Kinostudioja, Shqipëria e vjetër”, gazetarja Anisa Ymeri ka realizuar skenarin e dokumentarit “Enigma Kinostudio”. Ymeri së bashku me operatorin Denald Grepcka, sjell në një vjetorin e ndarjes nga jeta Gëzim Qëndron në rolin e rrëfimtarit, për një nga godinat e kohës së komunizmit, të asaj të ish-Kinostudios.

Një dokumentar i lënë përgjysmë nga studiuesi Qëndro, në të cilin ngrihen shumë pikëpyetje. Planimetria e Kinostudios “Shqipëria e re” ka formën e kryqit. E projektuar në Moskë, me kube si të gjitha kishat ortodokse dhe shenja të kryqit, që gjenden ngado në këtë godinë. Drejtimi i hyrjes është verilindja, sikundër edhe personazhet që janë gdhendur në çdo skaj të saj tregojnë me dorë në të njëjtin drejtim. Shenja këto, që regjimi komunist i kanë shpëtuar.

“Ka qenë gjithmonë dëshira që Gëzimit realizmi i dokumentarit me argument kinostudion dhe përpara se libri të shkruhet. Gjithmonë ka dashur një dokumentar. E ka nisur ai punën, bashkë me Anisën, prandaj rëndësi ka që filmi u bë. Besoj se një emocion tjetër, edhe më i fuqishëm do të jetë sot një ekspozitë e tij më grafika të viteve ’90 dhe pas shkollës”, thotë  Arta Marku, bashkëshortja e Gëzim Qendros

Njeriun e mirë, fjalëpakun dhe dijetarin, prezenca fizike e të cilit i mungon kujtdo që e ka njohur nga afër apo që ka lexuar veprën e tij, e kujton edhe drejtori i Radio televizionit Publik Shqiptar

“Këto 30 vitet e fundit Gëzim Qëndron e kemi takuar si piktor në ekspozita personale, si kurator në ekspozita të artit pamor, si artist që u dhuron njerëzve portrete e tyre të vizatuara në kohë të ndryshme, si autorë të artikujve në shtypin e shkruar mbi historinë e artit shqiptar. Si përkthyes të librave të lidhur kryesisht me teorinë e artit, si studiues e njohës të librave të botuara me profil artistik, si polemist, në tryeza debatesh kulturore, si profesor në universitet, si drejtues të Galerisë së Arteve, si historian arti. Sot pak më shumë se një vit që është ndarë nga jeta, Gëzim Qëndro rikthehet mes nesh si personazh...Sa për mikun tonë të mirë Gëzim Qëndron, ai mbetet një post-mortum. Njeri me interesa, njeri me dëshira, njeri me botë, njeri me integritet”, shprehet  Thoma Gëllçi, drejtori i RTSH-së.

“Kur profesor Gëzim Qëndro më propozoi që të isha unë ajo që do të realizoja këtë dokumentar, gjëja e parë që më shoqëron edhe tani ishte frika e madhe profesionale nëse do të arrija vërtet dhe nëse do të mundesha të bëja atë që duhet. Për gati një viti, prej shkurtit të dy viteve më përpara puna jonë ka qenë shumë intensive derisa sa arritëm në projektimin e dokumentarit. Unë kam qenë dëshmitare se si në javët e fundit Gëzim Qëndro ka punuar bashkë me mua për këtë dokumentar dhe ka qenë shumë emocionuese”, thotë Anisa Ymeri, skenaristja e dokumentarit

Dokumentari “Enigma Kinostudio” rreth arkitekturës dhe formave, që ka ndërtesa e projektuar nga rusët dhe e inaguruar në vitin 1952 nga vet Enver Hoxha, do të ishte streha e kinemasë shqiptare, nëpërmjet së cilës regjimi do t’i jepte jetë propagandës komuniste për 48 vite radhazi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit për këtë të dielë për çdo qytet

Parashikimi i motit për këtë të dielë për çdo qytet