TIRANE - Një vit më parë, të mërkurë e 20 nëntorit të vitit 2013, do të humbe jetën në një aksident automobilistik në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e njohur si “Lapidari i Krrabës” Sokol Olldashi, ish-ministër i Transporteve dhe deputet i Partisë Demokratike.
Një vit më pas ngjarja, e cila ende ka pikëpyetje, për prokurorinë është e arkivuar me një vendim pushimi dhe shkak sipas organit të akuzës janë 4 elementë që shkaktuan aksidentin vdekjeprurës të ish-deputetit Sokol Olldashit me automjetin Mercedez Benz me targa AA 003 NH.
Në materialin e prokurorisë, i cili mban datën 25 nëntor 2013, thuhet se ekspertiza autoteknike e kryer mbi automjetin me të cilin është aksidentuar deputeti Sokol Olldashi mbrëmjen e datës 20.11.2013 pranë Krrabës, Tiranë, ka nxjerrë si konkluzion përfundimtar se shkak i daljes së mjetit nga rruga ka qenë pakujdesia e drejtuesit të makinës.
Më tej kjo ekspertizë e ndarë në pika sqaron se shkaktar të aksidentit kanë qenë dhe shpejtësia e automjetit, mosrespektimi i sinjalistikës rrugore, si dhe mungesa e vendosjes së rripit të sigurimit.
Mos respektimi i këtyre rregullave të qarkullimit rrugor dhe mungesa e një barriere mbrojtëse anësore në aksin ku ndodhi aksidenti, sipas ekspertëve sollën dhe vdekjen e Olldashit të përfshirë në aksident, sipas ekspertëve.
Asokohe u raportua se në aksident u përfshin dy persona dhe u fol për praninë e një gruaje, por zyrtarisht Policia e Shtetit do ta mohonte këtë version duke deklaruar një ditë më pas më 21 nëntor të vitit 2013 se personi i vetëm i cili ka qenë në automjetin e përfshirë në aksident ka qenë deputeti Sokol Olldashi.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO