Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në 1 vjetorin e themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet i buzëqeshur duke trokitur gotat me ish-ministrat Arta Dade e Besnik Mustafaj. Bashkangjitur fotos, ai ka vlerësuar punën e Këshillit të Ambasadorëve, sipas së cilit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në çështje të rëndësishme të politikës sonë të jashtme.

'Kënaqësi të uroja sot Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për 1-vjetorin e themelimit të kësaj nisme, që me kontributin, përvojën, analizën e çmuar dhe këshillat profesionale po jep një ndihmë të vyer në çështje të rëndësishme të politikës sonë të jashtme. Urtësia e këtij Forumi gjithëpërfshirës meriton të mbështetet', shkruan presidenti Meta krah fotos.