Shkak i këtij kallëzimi të rremë që më pas u zbulua nga prokuroria e Tiranës, e cila urdhëroi pak ditë më parë ndalimin e shtetases R.S, ka që dëshira e vajzës që shtetasi Sh.B, burri i motrës së saj, të arrestohej dhe dënohej nga drejtësia.
Për të arritur këtë qëllim,e reja ka krijuar një faqe në Facebook me emrin e H.D,dhe prej kësaj adrese nëpërmjet telefonit të saj, vajza e sapofejuar dërgonte mesazhe kërcënuese në profilin e saj të Facebook, duke krijuar kështu një situatë sikuar ajo kërcënohej realisht nga kunati i saj.
Një gjë e tillë ka ndodhur në muajin shtator 2015, vetëm 10 ditë pas fejesës së saj me shtetasin E.T. Vajza ka dërguar një mesazh në adresën e facebook-ut të saj, me përmbajtje kërcenuese, në të cilën theksohej se: “…do të ndaj nga burri E.T, ose do të pres kokën…”. Përmbajtjen e këtij mesazhi ia ka nisur disa miqve të saj në facebook.
Keto mesazhe niseshin nga adresa me emër H.D dhe në fund te tij shkruante emrin e kunatit Sh,B dhe numrin e celularit të tij.Gjithashtu, pas disa ditësh shtetasi Sh.B, që në fakt ka qënë vetë e arrestuara R.S, i ka dërguar disa mesazhe, me anë të të cilave e kanoste se do ta vriste. Pas disa ditësh R.S,ka iniciuar një shkrim tjetër në në “Skype”.
Mondën do e bëj Lapidar
Sipas saj, ajo i është përgjigjur, ndërsa personi që i bëri thirrje iu prezantua si shtetasi Sh.B. Gjatë komunikimit ajo ka pretenduar se ai i ka thënë se do të vinte në Shqipëri dhe do ta vriste. Në 1 shkurt 2016 gjatë rimarrjes në pyetje në prokurori R.S, ka deklaruar se pasi ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Policisë shtetasi Sh. B,është vënë në dijeni të këtij kallëzimi.
Gjithmonë sipas asaj që ka treguar, vajza e re në prokurori, ai ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe kërcënuese, si dhe ka vendosur një person, i cili i ndjek nga pas atë dhe të fejuarin e saj shtetasin E.T .
Madje ajo ka shtuar se Sh.B,u ka dërguar mesazh në facebook me këtë përmbajtje: “…Unë e di që do të bëj 4 vite burg, por pasi të dal do e shikoni që do ta bëj Mondën lapidar”.
Personin që e ka ndjekur nga pas sipas saj është shtetasi A.Taçi. Në datën 4 shkurt 2016, prokuroria ka marrë në pyetje vllain e, kallëzueses së reme, shtetasin F.S, i cili, deklaron se shtetasi Sh.B ka ardhur në Shqipëri, së bashku me motrën tij. Në pyetje është marrë dhe i fejuari i R.S, shtetasi E.T ku deklaruar se shtetasi Sh, B,i dërgon mesazhe me permbajtje kercenuese dhe fyese në adresën “Facebook” të fejuares së tij shtetases R.S. Këtë veprim, ky i fundit e bën sepse shtetesja R.S, nuk ka pranuar të martohet me nipin e Sh.B.
Facebook zbardh dilemën
Për të zbardhur dilemën e kësaj, çështje, prokuroria ka administruar në dosje letërporosinë e ardhur nga shoqëria “Facebook”, procesverbalin i marrjes në pyetje të shtetases Rajmonda Spahiu, procesverbali i kqyrjes së sistemit TIMS, si dhe urdhër ndalimi për R.S, nga të cilat rezulton që është pikërisht R.S, e cila ka stisur situatën dhe ka bërë kallëzim të rremë ndaj shtetasit Sh.B.
Nga përgjigja e ardhur nga kompania “Facebook” rezulton se adresa e facebook me emrin H.D është rregjistruar nga numri i telefonit 068422XXXX, që është numri i telefonit të R.S. Gjithashtu rezulton se kunati i saj, Sh.B,në kohën e hapjes së llogarisë “Facebook” me emër të H.D., ka qënë në Itali, ndërkohë IP e hapjes është në Shqipëri gjatë gjithë kohës.
4 vite burg
“…Unë e di që do të bëj 4 vite burg, por pasi të dal do e shikoni që do ta bëj Mondën lapidar”.
Sajesat
Pas disa ditësh shtetasi Sh.B, që në fakt ka qënë vetë e arrestuara R.S, i ka dërguar disa mesazhe, me anë të të cilave e kanoste se do ta vriste.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com