Nga kombëtarja, natyra, mikpritja dhe deri te rakia. Cilat janë 10 gjërat që amerikanët pëlqejnë më shumë nga shqiptarët.
 
Stafi i Ambasadës së SHBA, pjesë e së cilit është edhe prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj përmes një video mesazhi ka falënderuar shqiptarët për miqësinë, mikpritjen dhe bashkëpunimin, ndërsa kanë listuar 10 gjëra që pëlqejnë nga Shqipëria:

 
  1. Suksesi i Shqipërisë në Europian dhe tifozët.
  2. Dilema për lëvizjen e kokës majtas-djathtas, më pëlqen të mendoj nëse do të thotë ‘Po’ apo ‘Jo’.
  3. Gjon Juncaj: Raki rrushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, dardhe, molle...
  4. Të ngjitem në shtigjet malore dhe të notoj në lumenjtë e lundrueshëm.
  5. Perimet dhe frutat e freskëta.
  6. Më pëlqen të paguaj me lekë të reja? Të vjetra? Apo...të reja?
  7. Mikpritja e mrekullueshme shqiptare!
  8. Dy volume: Lartë dhe shumë lartë!
  9. Nëse mbijeton në trafikun shqiptar je gati të konkurrosh në Formula 1 dhe të mundësh Hamilton.
  10. Mjafton të dini vetëm një fjalë shqip mirë, mirë, shumë mirë