Pas “Hënës së Përgjakur”, një tjetër spektakël qiellor pritet të na dhurojë të tjera emocione. Fenomeni i Perseidit ose siç njihet ndryshe dhe Lotët e Shën Lorencit, është një nga fenomenet astronomike më popullore që na dhuron qielli çdo vit në muajin gusht.
Fenomeni qiellor lidhet me martirin Shën Lorenc, dita e të cilit përkon me datën 10 gusht.
Këtë vit spektakli me yjet parashikohet se do ndodhë për disa ditë deri në 13 gusht, ndërsa data 12 do të jetë dita kur shihet më qartë.
Nga ana astronomike ky fenomen ndodh kur Toka kalon pranë kryqëzimit të orbitës së saj me një kometë të quajtur Swift Tuttle e cila lëshon një re masive yjesh ndërkohë që bën trajektoren rreth diellit.