ELBASAN- 3 persona kanë rënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të trafikonin 10 kilogramë kanabis nga Korça drejt Elbasanit. Arrestimi tyre erdhi si rezultati një hetimi njëmujor.
2 persona janë arrestuar fillimisht pasi 10 kilogramë kanabis u gjet në makinën tip ‘Audi’ me të cilin po qarkullonin nga Korça drejt Elbasanit dhe kishin për qëllim trafikimin e saj. Në pranga ranë Blerta Fetau, 28 vjeçe, nga Tirana dhe Ledio Gjona, 23-vjeç, nga Pogradeci.
Në pranga ra dhe bashkëpunëtori i tyre, Grigor Papathanasi, 33-vjeç, nga Korça, në banesën e të cilit polica gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël kanabisi në formë çokollate. Janë shpallur në kërkim dhe 5 persona, të cilët rezultojnë në përfshirë në veprimtarinë kriminale.
Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre personave si dhe vijon puna për kapjen e 5 të tjerëve që janë shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.