Presidenti Ilir Meta vazhdon të na njohë me pasionet e tij përtej politikës. Herë pas herë Presidenti ndan momente nga udhëtimet e tij të shumta nëpër treva të ndryshme të Shqipërisë. Kështu sot, Presidenti njofton ndjekësit e tij në Facebook se dita ka nisur më mirë për të, pasi ka ecur 10 kilometra.

Me disa tone më të errëta në lëkurë pas plazhit, pantallona plazhi, atlete dhe nje bluzë të bardhë sportive, Meta vazhdon regjimin e tij të dobësimit. Presidenti duket në formë dhe me disa kilogramë më pak.

Postimi i Metës:

Mirëmëngjes të dashur miq! Nuk ka më mirë se ta nisësh ditën me 10km ecje pasi dita është e jotja.