KAKAVIJË- Një situatë e pazakontë është krijuar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku qytetarë të shumtë kanë kaluar natën aty duke pritur në një radhë prej 12 kilometrash për bërjen e tamponit për të kaluar në Greqi. Situata është rënduar sepse pala greke ka pezulluar punën dhe ka mbyllur portat për dy orë, dhe më pas ka rinisur sërish, ku fluksi i mjeteve për të kaluar vijon të jetë tepër i lartë.

Sipas gazetarit Pirro Nase, kjo situatë epokale nuk ka ndodhur ndonjëherë, të paktën 30 viteve të fundit, ku radha e makinave shkon deri në impiantin e prodhimit të nënprodukteve të qumështit në Gjirokastër. Shqiptarë me dokumente greke, shtetas  grekë apo shtetas të tjerë të huaj që mund të kenë kaluar pushimet apo kanë ardhur në vendin tonë për të bërë dokumentet kanë kaluar natën në makinë në Kakavijë dhe tashmë po përballen me temperaturat e larta që mund të shkojnë deri në 40 gradë celsius.

Qytetarët që u prononcuan për kamerën e Report Tv shprehen të revoltuar e mërzitur se nuk është marrë asnjë masë për këtë që po ndodh, ndërsa kanë gjithë natën që presin për të kaluar kufirin për në Greqi. Njëri prej tyre shprehet se nuk është faji i Greqisë, por i vendit tonë, pasi qeveria nuk po merr asnjë masë.

 "Erdhëm për pasaportat në Shqipëri, i nxorëm dhe do shkojmë për Greqi, por nuk shoh gjë në terezi", tha një qytetar nga Lezha. "Kam që 6 të mëngjesit as 500 metra nuk kemi ecur, do detyrohemi ta bëjmë më këmbë edhe tani pas 30 vitesh", tha një tjetër qytetar. "A e di qeveria për këtë? Jemi mall pa zot, s'ka faj Greqia", tha një tjetër qytetar i revoltuar.

Qytetarët po presin në radhë që prej ditës së djeshme, për shkak të masave të marra nga autoritetet greke me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-it, ku një prej tyre është bërja e tamponit, gjë që ka shkaktuar grumbullime të mëdha njerëzish, por edhe mbyllja e pikës kufitare gjatë natës. 

Pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës funksionojnë vetëm gjatë ditës, pasi nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit në hyrje dhe në dalje të Greqisë janë të mbyllura. Ndërsa nga 16 gushti, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes këtyre dy pikave kufitare do të karantinohet për 7 ditë.

1597314354_kakvije.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:48
Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarët të revoltuar: Jemi mall pa zot këtu, se ka fajin Greqia (VIDEO)

Qytetarët të cilët kanë kaluar gjithë natën në pritje në Kakavijë shprehen të revoltuar e mërzitur për kamerën e Report Tv. Ata thonë se nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse për këtë situatë . Njëri prej tyre shprehet se nuk është faji i Greqisë, por i vendit tonë.

"Erdhëm për pasaportat në Shqipëri, i nxorëm dhe do shkojmë për Greqi, por nuk shoh gjë në terezi", tha një qytetar nga Lezha. "Kam që 6 të mëngjesit as 500 metra nuk kemi ecur, do detyrohemi ta  bëjmë më këmbe edhe tani pas 30 vitesh", tha një tjetër qytetar. "A e di qeveria për këtë? Jemi mall pa zot, s'ka faj Greqia", tha një tjetër qytetar i revoltuar.

Ora 11:32
Situatë e pazakontë në Kakavijë, pala greke pezullon punën për kryerjen e tamponëve (VIDEO)

Qytetarët po përballen me një situatë të pazakontë ne Kakavijë, ku radhë prej 12 kilometrash janë krijuar, duke pritur bërjen e tamponëve, si detyrim për të kaluar në kufirin grek. Pala greke ka mbyllur portat dhe ka pezulluar punën, duke sjellë edhe revoltimin e qytetarëve të cilët po përballen jo vetëm me pritjen por edhe me temperaturat e larta. Për këtë veprim nuk është marrë asnjë masë nga organet kompetente.