Një 37-vjeçar me iniciale K. G., ka rënë në pranga, pasi transportonte nga Greqi për në Shqipëri bagëti të trasha dhe të pamatrikulluara.
37-vjeçari në bashkëpunim me 31-vjeçarin me iniciale D. M., nga Bilishti, i shpallur në kërkim, pasi siguronin gjedhët në Greqi, i kalonin në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe i transportonin në fshatin Vishocicë, Devoll, tek stalla e 37-vjeçarit me mjetin tip "Benz", në pronësi të tij.
U sekuestruan 10 krerë gjedhë të pamatrikulluar dhe mjeti me të cilin transportoheshin.
Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit D. M., si edhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" kryer në bashkëpunim dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë".v