10 mënyra për ta shndërruar
veten në një 'bishë' të palestrua

10 mënyra për ta shndërruar<br />veten në një 'bishë' të palestrua
E dimë të gjithë sa e rëndësishme është të ushtrohemi dhe të mbajmë trupin ën formë, ashtu siç e dimë shumë mirë sa e rëndësishme dhe sa bukur është të parazitosh në shtrat gjithë ditën.

E ndjeni gati të pamundur të mblidhni mendjen edhe t’i nënshtroheni palestrës dhe aktivitetit fizik?! Studimet thonë se për ta bërë diçka zakon, duhet ta bëni rregullisht për të paktën gjashtë javë, në këtë rast të ushtroheni ose shkoni në palestër katër herë në javë, për të paktën një muaj e gjysmë.

Ja si duhet të veproni që t’ju ‘hyjë në gjak’ dëshira dhe nevoja për aktivitet fizik.

1. Shpenzo. Bli leksione online ose paguaj kursin në palestër. S’do të pëlqente të shpenzoje para kot. Ky mendim do të motivojë t’i ndjekësh rregullisht.

2. Punëso një trainer personal. Mund të të kushtojë më shumë, por kur ke dikë tjetër që të shtyn për të arritur objektivat, motivohesh për t’u ushtruar.

3.  Fli gjumë herët, syno të flesh 7 orë të mira, rekomandon traineri Mark Langoëski. Kështu do të jetë shumë më e thjeshtë të ngrihesh nga krevati e të mbathësh atletet.

4. Bëji gati veshjet sportive dhe vendosi pranë shtratit një natë më parë. Do ta keni më të thjeshtë kur të zgjoheni.

5. Merr pjesë në gara, që do të kërkojnë praktikë paraprake. Kjo do të shtyjë të punosh për të arritur rezultate më të mira.

6. Mos mbaj perde dhe grila në dhomën e gjumit. Është si një orë me alarm natyrale, është pothuajse e pamundur të flesh me dritën që të vret sytë.

7. Vendos objektiva. Dëshiron krahë të tonifikuar? Vrapo 5 kilometra pa ndalur. Dëshiron të djegësh kaloritë e atij vaktit të shijshëm që hëngre dje në darkë? Vrapo derisa t’i djegësh.

8. Bëje më të thjeshtë rutinën tënde të mëngjesit. Pi një kafe sapo të zgjohesh, përgatite drekën një natë më parë, paketo gjërat më të rëndësishme, kështuqë nuk do të kesh pse të vërdallosesh 40 minuta gjysmë-i/e vdekur kur të zgjohesh.

9. Vendos disa alarme dhe lëre telefonin larg shtratit. Kështu pas disa zilesh acaruese do detyrohesh të ngrihesh dhe ta fikësh. Mbaroi gjysma e punës! Këshillohet edhe të vesh këngën e preferuar si zile telefoni. Me siguri do ta urresh pas shumë pak kohësh por fillimisht do të bëjë të kërcesh nga shtrati.

10. Shmang konsumimin e ushqimeve që të shkaktojnë fryrje një natë më parë. Fast-foodet ose ushqimet e tjera me shumë yndyrë të japin një ndjesi lodhjeje dhe fryrjeje, që të vështirësojnë lëvizjen.
palester
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani