Zoja Shkodër asht' Dashni

Zoja Shkodër asht' Dashni

Benet Beci dhe Elisa Spiropali

Zoja Shkodër asht' Dashni për disa arsye.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse qytetet dallohen dhe mburren, për shembull, ngaqë njëri ka pranë një kështjellë të famshme, tjetri lumë që vjen nga larg duke u spërdredhur mes maleve, tjetri urë të famshme, tjetri mal të lartë, tjetri liqen të magjishëm, tjetri det, e kështu me radhë.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse është i vetmi qytet në botë që nuk ka 1 por krejt mrekullitë e botës.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër ka kala hijerëndë me legjendën më drithëruese dhe më të bukur në botë. Jo e bukur vetëm për me habit vizitorët me legjenda. E bukur sepse ka bërë efektivisht luftëra nga më të tmerrshmet.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër ka det.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër nuk ka 1 por 3 lumenj, Drinin, Kirin, Bunën.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër ka Urën e Mesit që është urë nga më mahnitëset në botë.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër nuk ka 1 mal, por mu në oborr të Saj, krejt Alpet e egra dhe madhështore.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër ka Kisha dhe Xhami me histori jashtëzakonisht interesante.
E të tjera, e të tjera.

Por Zoja Shkodër asht' Dashni edhe sepse ka;
Qytetari' me ja pasë zili,
Histori frymëndalëse,
Natyrë, ngjyra, aroma, marramendëse.
Klimë të pakonkurrueshme,

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër dhe Zojat e Zotnit shkodranë nuk ngjajnë me askënd në botë, veçse me veten e vet.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse diktaturën, në mënyrën më inteligjente, më therëse, më ironike, më bukur dhe më hidhur prej krejt nahive të tjera të Shqipërisë, e ka tallë, e ka përqeshë, Zoja Shkodër, Zojat dhe Zotnitë shkodranë.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse barcaletat më të rrezikshme, më me spec kundër diktaturës, ato që përmes humorit evidentonin anët më të errëta dhe më kriminale të Diktaturës, para se me ardh në Tiranë, janë shpik në Shkodër.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse zërat më të bukur, tingujt më të fuqishëm, këngët më melodioze të vjetra dhe të reja, e kanë shtëpinë, ku tjetër veçse te Zoja Shkodër?!
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse në krejt botën, natën poshtë dritares apo dikund tjetër, për me lyp Dashuri i këndohen serenata të dashurës, e shumta të fejuarës. E Zoja Shkodër asht' Dashni edhe sepse Zoja Shkodër asht i vetmi qytet në botë, aq i butë e aq i bukur, aq plot me dashuri, ku serenata i këndohet edhe Nuses. Kënga e mrekullueshme "Serenatë Nuses" asht' prova.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër dhe Zojat e Zotnit e Zojës Shkodër e bënë dallimin mes mashtruesit dhe të sinqertit, seriozit dhe qesharakut, punëtorit dhe parazitit.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër nuk është tamam-tamam qytet.
Shumë më tepër se qytet, Zoja Shkodër asht' muzë frymëzuese për gjithkend që i afrohet, e kupton, e ndjen.
Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër, tu e dit' sa fort e du, ma fal që nuk ia imitova si duhet Dialektin.????

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keno: 17/05/2023 10:14

    O Elisa po ate bluzen me njolla qe kishe para se te beheshe ministre e ke akoma? Apo e mban si suvenire qe ti kujtosh vetes qe duhet te besh cka mos qe ato dite mizerje mos te kthehen me.

    Përgjigju
  • Shkodran i vjeter: 17/05/2023 09:03

    Nuk na the se ne cilin hotel te Shkodres keni kalu kto 2 muaj fushate Elise. Si e ka emrin pronari dhe cdi shish per te??!! Nuk na the se perse votat e tom non grates qenkan me te mira se Sali no grates??!! E fundit Nuk na the kurr se a asht e vertete se qe nga doganat ike me nje 5 ne xhep???! Ehhhh moj Elise sa gjana sdi ti per Shkodren dhe qe kurr sdo i mesosh.

    Përgjigju
  • Turisti: 17/05/2023 08:30

    Ku bie Shkodra?!

    Përgjigju
    • Biloja: 17/05/2023 17:27

      Pak pa shku ne p”ll te satam.

  • Mario: 16/05/2023 22:01

    mire e thua ti dashni se edhe ajo kala madheshtore nisi te ndertohej si nje bujtine mikpritese per te huaj miq dhe dashamires ku me te shquarit ishin dhe ngelen popujt austriak dhe hungarez qe e rriten si konsuj kulture edhe ne tregti dhe ekonomi pa pretenduar as edhe nje zyre per konsullatat e tyre

    Përgjigju
  • Spartaku: 16/05/2023 21:38

    Zoja Shkoder ka ken dashni edhe para se me fitu Beneti, apo jo Elisa?

    Përgjigju
    • Mimo: 17/05/2023 08:12

      Ate po thote edhe Elisa.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë