Në mbledhjen e djeshme Partia Socialiste ngriti shqetësimin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk garanton shabllonët sipas sistemit brail, me anë të të cilëve do të mund të votonin të verbërit këtë vit, pa patur nevojë për shoqërues.
Ky projekt, i cili nuk është realizuar deri më tani ka kushtuar afërsisht rreth 100 mijë euro që janë akorduar nga KQZ për prodhimin zarfeve të posaçme që do të mundësonin votimin e të verbërve, por që nuk janë prodhuar duke rrezikuar votën për rreth 10 mijë persona të kësaj kategorie.
Bëhet fjalë për 10 mijë persona të verbër që janë të rrezikuar të mos votojnë për mungesë të kushteve. “Këta zgjedhës duhet të kërkojnë shoqërues, ju do t'i krijoni mundësi për maska, si do të veprohet. Në buxhetin që keni miratuar keni miratuar edhe prodhimin e 10 mijë maskave për të verbrit.
Do krijohet mundësia që këta në datë 23 të votojnë? Është kryer një tenderim për këtë pjesë? Është porositur? A janë blerë?", ngriti si shqetësim përfaqësues ligjor i PS. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve KQZ ende nuk është e qartë çfarë do të bëhet me këtë kategori.
Kryetarja e Komisionit Qendror tw Zgjedhjeve kishte premtuar njw gjw tw tillw, madje ishte programuar fondi qw do tw garantonte kwtw mundwsi pwr personat e verbwr dhe lehtwsira tw tjera pwr tw gjithw personat me aftwsi tw kufizuara.
"KQZ ka filluar procedurat, të shikojmë deri në fund realizimin. Kodi nuk përjashton që në rastin kur maskat nuk janë, shoqëruesit për t'i çuar në qendrat e votimit.
Kemi çuar jashtë shtetit për t'i prodhuar, nuk e dimë në fakt se sa, sepse periudha ishte shumë e shkurtër, maskat e bëra për shkak të fletës së gjatë këtë radhë janë krejt ndryshe, kështu që të shohim deri në fund nëse do të realizohen", tha kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi.
Por gjithsesi duke marrë parasysh afatin e shkurtër që mbetet për të përgatitur këto 10 mijë shabllone për të verbrit, ato nuk do të jenë nëpër qendrat e votimit në 23 qershor, sepse nuk janë marrë përsipër të prodhohen nga disa kompani, për shkak të madhësisë së fletës së votimit.
Pas premtimit të kryetares së KQZ, rreth 10 mijë persona të verbër me të drejte vote janë trajnuar, për të votuar me këta shabllone, në bazë të një projekti të OSBE-së dhe ambasadës gjermane.
KALLËZIMI PENAL
PS do të depozitojë në prokurorinë e Tiranës padinë për shpërdorim fondesh për kryetaren e KQZ-së dhe 3 anëtarët e tjerë të këtij institucioni. Me të njëjtën akuzë do të paditen dhe stafi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që negocioi dhe lidhi kontratën me kompaninë spanjolle INDRA për teknologjinë në Tiranë. Projekti u shpall i dështuar të martën, megjithatë INDRA përfitoi 2.6 milion euro, pra 90% të shumës totale.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)