10 mijë euro për një vizë turistike amerikane, një person e reklamonte në ‘instagram’! Mësonte aplikantët çfarë të thonin në ambasadë

10 mijë euro për një vizë turistike amerikane, një person e reklamonte në ‘instagram’! Mësonte aplikantët çfarë të thonin në ambasadë

1707381124_vizaamerikane.jpg

Është zbardhur skema e mashtrimit me anë të së cilës disa persona jepnin ndihmën e tyre për kontrabandim drejt SHBA-ve kundrejt pagesave deri në 10 mijë euro për të siguruar një vizë amerikane.

Grupi i të arrestuarve reklamonte në rrjetin social ‘Instagram’ në faqen ‘viza_amerikane_insider’ aktivitetin e paligjshëm duke i siguruar ndjekësit se do u garantonin pajisjen me viza amerikane 10 vjeçare.

I arrestuari Renato Nasto, kreu i grupit kriminal, bindte aplikantët se do t'u siguronte marrjen e vizës amerikane turistike 10-vjeçare me ndërhyrjen e tij në ambasadën amerikane kundrejt shumës 10 mijë euro.

Sipas hetimeve, ky i fundit, falsifikonte të dhënat e formularëve në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme me qëllim që aplikanti të kualifikohej.

Këtë gjë ky i fundit e ka bërë në bashkëpunim me shtetasit, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani, Xhemal Seseri dhe Eduart Gjini, të cilët kanë falsifikuar formularët elektronikë të aplikantëve për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale. 

Renato Nasto paraqitej kur aplikantët kishin intervistën në ambasadën Amerikane për marrjen e vizës dhe i udhëzonte sesi të silleshin gjatë intervistës.


Lajmi kryesor:

Tiranë, 10 mijë euro për vizë amerikane! Në pranga 5 persona, 1 në kërkim! Aplikantëve u falsifikoheshin të dhënat, skema reklamohej në ‘instagram’ (VIDEO)


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë