-
Skemë mashtrimi/ 10 mijë dollarë për një vizë në SHBA! Përfundojnë hetimet, akuza dërgon në gjykatë 5 persona
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona që akuzohen se kishin krijuar një skeme mashtrimi për qytetarët që donin të pajiseshin me vizë amerikane. Nëpërmjet një faqe Instagrami ku jepeshin të dhëna të rreme ata pretendonin se me në nëpërmjet agjencisë së tyre, viza ishte e garantuar dhe për këtë kërkonin si shpërblim shuma nga 5 deri ne 10 mijë dollarë
16 Qershor 2024, 11:34 -
Mbyllet në qeli ‘koka’ e mashtrimit me vizat amerikane! Renato Nasto: S’kam shkelur ligjin, i ndihmoja me aplikimin! Prokuroria: I mësonte të gënjenin në ambasadë
Gjykata e Tiranës konfirmoi arrestin ndaj 30-vjeçarit me origjinë nga Kosova Renato Nasto, nën akuzë se ka marrë para nga qytetarët për t’i pajisur me viza amerikane duke mashtruar mbi të dhënat e tyre. Në burg u lanë edhe 3 djem aplikantë për vizë, ndërsa ndaj një vajze u caktua në arrest shtëpie. Skema e mashtrimit u zbulua nga njësia e hetimit brenda ambasadës amerikane në Tiranë
10 Shkurt 2024, 12:54 -
Tiranë, 10 mijë euro për vizë amerikane! Në pranga 5 persona, 1 në kërkim! Aplikantëve u falsifikoheshin të dhënat, skema reklamohej në ‘instagram’ (VIDEO)
Një 30-vjeçar u arrestua me vendim gjykate, pasi akuzohet se të paktën në 5 raste, ka bashkëpunuar me 5 qytetarë që donin të aplikonin për vizë amerikane në SHBA, duke i mësuar të gënjejnë mbi të dhënat e tyre, dhe u ka marrë secilit nga 10 mijë euro. Skema e mashtruesit u zbulua nga njësia e hetimeve penale për vizat brenda ambasadës së SHBA-ve
8 Shkurt 2024, 09:16