“Prokuroria do t’i dorëzojë mbrojtjes 10 mijë materiale potencialisht shfajësuese”, ka thënë prokurorja.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se provat do t’i nxjerrin gradualisht, ndërsa avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, kanë kërkuar që ato të nxirren sa më shpejt.
"Unë do i kisha propozuar që të caktojnë një punonjës që të bëjë dorëzimin e këtyre materialeve. Kjo është një përgjegjësi mjaft e madhe për prokurorinë", tha avokati i Thaçit.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe avokati i Veselit.
"Propozimi i Prokurorisë është i kuptueshëm, por nuk na takon neve të gjykojmë se si prokuroria e bën punën. Ne na duhen ato materiale", tha ai.
"Na e dorëzoni sa më shpejt të jetë e mundur. Duam të dimë dhe mbi çfarë bazash ky material është cilësuar si shfajësues", tha David Young, avokati i Selimit.
"Prokuroria duhet të nxjerrë menjëherë çdo informacion. Mendojmë që prokuroria nuk duhet të lirohet nga ky detyrim", tha Avokatja e Jakup Krasniqit.
Nisur nga kërko kërkesa, Prokurorja tha se mbrojtja të bëjë një kërkesë të materialeve që kërkojnë për mbrojtjen e tyre dhe do ua dorëzojnë,
"Mbrojtja duhet të kërkojë dhe identifikojë materialet që mendojnë se janë thelbësore për mbrojtjen e tyre", tha prokuroria.
Lajmi kryesor:
Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit/ Prokuroria: Kemi 1500 prova dhe 153 dëshmitarë! Gjykimi të nisë në verën e 2021! Avokatët: Duam më shumë kohë
