HAGË- Mbi 1500 prova në gjyq dhe 153 dëshmitarë ka siguruar Zyra e Prokurorit të Specializuar për të vërtetuar sipas tyre 10 akuzat e ngritura për krime lufte ndaj ish-drejtuesve të UÇK, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në seancën e sotme në Gjykatën Speciale në Hagë (e ngitur nga Kosova), Prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar një material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizual, teksa, për disa dëshmitarë dhe viktima kanë kërkuar masa mbrojtëse. Nisur nga kjo, akuza ka kërkuar që gjykimi të nisë në verën e vitit 2021, por një vendim i tillë është kundërshtuar me forcë nga avokatët e të pandehurve. Absurde, e ka cilësuar avokati i ish- presidentit Hashim Thaçi, David Hooper nisjen e gjykimit në verën e 2021, duke kërkuar më shumë kohë pasi kanë mbi 200 dëshmitarë. Të gjithë njëzëri kanë kërkuar që gjykimi të mos nisë para verës së 2022. Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të palëve, Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou nuk ka përcaktuar datën për nisjen e procesit gjyqësor.

Një tjetër pikë, në të cilën mbrojtja kundërshtoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ishte afati i dorëzimit të provave që disponon. Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara, Prokurori i Specializuar brenda 30 ditësh, që nga paraqitja e parë e të akuzuarve në gjykatë, duhet të njoftojë mbrojtjen për çdo material dhe provë që ka, si deklarata, dokumente apo fotografi. Mbrojtja tha se nxjerrja e materialeve duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Pas këtyre kundërshtimeve, Prokurorja kërkoi që mbrojtja të bëjë një kërkesë të materialeve që kërkojnë dhe do ua dorëzojnë në një kohë sa më të shpejtë. 

Në anën tjetër, avokati i Thaçit, Hooper ka kërkuar që të ndahen të akuzuarit. Kjo kërkesë e avokatit duket se është një strategji për rrëzimin që në fillim të një prej akuzave më të rënda, atë për "ndërmarrje e përbashkët kriminale", ashtu siç përcaktohet në aktakuzë, pasi sipas tij nuk ka baza ligjore. Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili shtoi se "UÇK-ja ishte një lëvizje dhe kryengritje popullore spontane, e organizuar në mënyrë minimale për të mbrojtur popullatë civile nga gjenocidi dhe kriminelët serbë dhe kurrsesi një ndërmarrje kriminale".

Aktualisht, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm. Seanca e radhës rreth ecurisë së çështjes pritet të mbahet mesin e muajit dhjetor. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
Akuzat për krime lufte/ Seanca e radhës për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin nga mesi i dhjetorit

Seanca e radhës rreth ecurisë së çështjes pritet të mbahet mesin e muajit dhjetor.

“Nga mesi i dhjetorit mund të bëjmë një seancë të tillë, nuk mund të paragjykoj mbajtjen e seancës për liri me kusht…Nga mesi i dhjetorit është e arsyeshme dhe e përshtatshme, përveç aplikimit që do të bëhet për lirim të përkohshëm”, tha Gjykatësi.

Ora 14:04
Avokati: Nuk pranojmë burgosjen e Thaçit! Do kërkojmë lirimin me kusht! Të bëhet ndarja e të akuzuarve

Avokati i ish- presidentit Hashim Thaçi, Hopper ka deklaruar se do të kërkojë lirimin me kusht të klientit të tij.

"Nuk pranojmë burgosjen e Thaçit. Është synimi ynë të aplikojmë për lirimin e tij me kusht. Mënyrat sesi do të realizohet ky ushtrim. Nxjerrja e plotë e argumenteve sa u takon urdhër-arrestit. Unë kam marrë versionin e redaktuar të urdhër-arrestit. Dhe ka disa redaktimi të çuditshme. Synojmë të njëjtën skemë për çdo të akuzuar, të bëhet ndarja e të akuzuarve ", tha avokati Hooper.

Ora 13:40
Pas pushimit, rinis seanca gjyqësore ndaj 4 ish- drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë

Pas pushimit, rinis seanca gjyqësore ndaj 4 ish- drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ora 13:14
Ndërpritet seanca në Gjykatën Speciale të Hagës, përkthyesit kërkuan 30 minuta pushim!

Ndërpritet seanca në Gjykatën Speciale të Hagës, përkthyesit kërkuan pushim! Pushimi do të zgjasë 30 minuta

Ora 13:10
'10 mijë prova që do i nxjerrin gradualisht'/ Avokatët: Nxirrini sa më shpejt...bindet Prokuroria

“Prokuroria do t’i dorëzojë mbrojtjes 10 mijë materiale potencialisht shfajësuese”, ka thënë prokurorja.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se provat do t’i nxjerrin gradualisht, ndërsa avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, kanë kërkuar që ato të nxirren sa më shpejt.

"Unë do i kisha propozuar që të caktojnë një punonjës që të bëjë dorëzimin e këtyre materialeve. Kjo është një përgjegjësi mjaft e madhe për prokurorinë", tha avokati i Thaçit.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe avokati i Veselit.

"Propozimi i Prokurorisë është i kuptueshëm, por nuk na takon neve të gjykojmë se si prokuroria e bën punën. Ne na duhen ato materiale", tha ai.

"Na e dorëzoni sa më shpejt të jetë e mundur. Duam të dimë dhe mbi çfarë bazash ky material është cilësuar si shfajësues", tha David Young, avokati i Selimit.  

"Prokuroria duhet të nxjerrë menjëherë çdo informacion. Mendojmë që prokuroria nuk duhet të lirohet nga ky detyrim", tha Avokatja e Jakup Krasniqit.

Nisur nga kërko kërkesa, Prokurorja tha se mbrojtja të bëjë një kërkesë të materialeve që kërkojnë për mbrojtjen e tyre dhe do ua dorëzojnë,

"Mbrojtja duhet të kërkojë dhe identifikojë materialet që mendojnë se janë thelbësore për mbrojtjen e tyre", tha prokuroria.

Ora 12:43
Akuzat për krime lufte për ish-drejtuesit e UÇK/ Prokurorja në Hagë: Kemi 1500 prova dhe 153 dëshmitarë! Kërkojmë masa mbrojtëse për disa prej tyre (VIDEO)

Prokuroria ka bërë me dije se kanë 1500 prova për akuzat e ngritura dhe 153 dëshmitarë ndaj 4 ish- drejtuesve të UÇK-së. 

"Ka prova 1500 prova materiale në gjyq dhe ky është një vlerësim të hetimit. Kemi marrë zotimin që këtë material ta nxjerrim deri në 31 maj 2021, nuk mund të identifikohet se cili material mund të nxirret dhe në cilën kohë. Ne nuk po sugjeronin se nuk është e nevojshme hetimi, por parashtrimi ynë që ka mundësi të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne i kemi marrë me shënime të gjitha pikave të ngritura nga avokati I Veselit. Materiali i aktakuzës përfshin 1842 çështje, 153 dëshmitarë. Ne parashikojmë që të kemi përkthime brenda afatit 30 ditor. Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë dhe kjo duhet të dërgohet gjatë kësaj jave. Nuk mendoj se ka ndodhë dalim mes prokurorisë dhe mbrojtjes për nxjerrjen e materiale, sa më shpejt të jetë e mundur, në këtë kohë, ajo që na mbetet si një afat kohor për këtë proces është 3 javë, ne i kemi bërë përgatitjet prej disa nxjerrjes, por bëhet për një volum të madh materialesh dhe këto hapa nuk do mund të ishin marrë dhe është e rëndësishme që të kemi parasysh ndërmarrjen e masave mbrojtëse për dëshmitarët. Duhen 3 njerëz, 2 ditë të plota që të paraqesin një paketë zbulimi i informacioni dhe do na duheshin deri në 6 ditë punë për nxjerrjen e materialeve që që mbase cenonte aftësinë tonë për të realizuar këtë afat 30 ditor. Çdo zgjatje e afatit kohor mbi 30 ditë do të na ndihmonte", tha prokurorja.

Ora 12:26
Avokatja e Krasniqit: Na duhet më shumë kohë për shkak edhe të COVID-19! S'mund të nisë gjykimi në verën e 2021 (VIDEO)

Kundër nisjes së gjykimit në verën e 2021 ishte edhe avokatja e Jakup Krasniqit.

"Nuk jemi dakord me parashtrimet e Prokurorisë. Ne jemi dakord me mendimet e parafolësve. Na duhet kohë dhe mjetet e mjaftueshme, në kuadër të rrethanave të shkaktuar nga COVID-19"

Ora 12:20
Avokati i Veselit: Gjykimi s'mund të nisë para verës së 2022! Kemi 200 dëshmitarë! (VIDEO)

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson tha se ka mbetur i zhgënjyer nga Prokuroria që kërkon të nisë hetimet në verën e 2021. Sipas tij një gjë e tillë është e pamundur, nisur edhe nga fakti që kemi 200 dëshmitarë.

"Si me arna, janë bazuar si me arna, janë përmendur shumë emra njerëzit, janë përmendur shumë emra njerëzish, kanë sajuar këto aktakuza., Do të na duhen 18 muaj minimum hetime. ne propozojmë hetime që të bëhen nga hetues me shumë përvojë që do i kalojnë akuzat një e nga një, kjo është një çështje shumë e rëndësishme, prokuroria ka pasur 5 vjet për këtë çështje dhe Gjykatësi duhet të vendosë balancë që palët të mos zhgënjehen nga kjo mungesë propocionaliteti. Ne e mbështetim avokatin e Thaçit që nuk mund të nisin hetimet para qershorit të vitit 2020. Duke pasur parasysh që kemi rreth 200 dëshmitar dhe dilet për më shumë se 100 incidente ne mendojmë që gjyqi do të vijojë nga 18 muaj deri në 2 vjet, jam i zhgënjyer nga Prokuroria. Ne duhet të kemi hollësi të mjaftueshme në formë të pa redaktuar. Ata thonë që nuk ka nevojë për hetime ne themi që ka nevojë. Nëse prokuroria është në gjendje që të provojë krimet e luftës, akumulimi i këtyre krimeve individuale nuk përbën ndërrmarje kriminale të përbashkët. Nuk ka ekzistuar siç përcaktohet në akt-akuzë. Në zbatimin e të drejtës ndërkombëtare penale, UCK ka qenë një kryengritje popullore e organizuar në mënyrë minimale për t'u mbrojtur nga gjenocidi serb. më shumë s e10 mijë shqiptarë janë vrarë,  vendi u përfshi nga kaosi, shqiptarët u vranë nga serbët dhe ka shumë të tjerë që trupat janë çuar me kamion dhe janë varrosur atje. UCK arriti fitore modeste dhe ekzistenca e tyre varej nga mbështetja që dha populli. Nuk do kishin shpresë nëse nuk do të ishin mbështetut nga populli. Këta drejtues ishin njësoj si individët e tjerë, burra që një ditë vendosën të bashkohen me ta, ishin vullnetarë dhe kishin një qëllim të përbashkët të mbronin vetën. Qëllimi i përbashkët që pretendon prokuroria është trajtuar në Tribunalin e Hagës ndaj luftëtarëve të tjerë, mbledhja e krimeve individuale nuk mund të barazohet me ndërrmarje të përbashkët kriminale, nuk mund të gjesh disa krime individuale dhe të gjesh kush ka fajin, nuk mund të bëhet konkluzioni me anë të referencës. Pa pikë dyshimi, aktakuza ishte e fragmentuar", tha avokati i Veselit.

Ora 12:05
Prokuroria kërkon të nisë gjykimi në verën e 2021/ Avokati i Thaçit: Absurde, është çështje e komplikuar! Të nisë në 2022 (VIDEO)

Avokati i ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar prokurorisë që të specifikojë detajet në faktet e prokurorisë, ndërkohë që ka kërkuar që të nis gjykimi në verën e 2022.

"Propozimi që gjykimi të nis në qershor është absurde, kjo është një çështje e komplikuar, por jo vitin e ardhshëm, por një vit më pas", tha avokati.

Ora 11:54
Prokurorja në Hagë: Gjykimi për 4 ish-drejtuesit e UÇK të nisë në verën e 2021 (VIDEO)

Prokuroria e çështjes, në Gjykatën Speciale të Hagës ka kërkuar që gjykimi për ish-drejtuesit e UÇK-së të nisë në verën e vitit 2021.

"Sa i përket hetimeve, psh kontrollimi që u bë gjatë arrestimit, një pjesë e materialeve që u morën gjatë këtij kontrolli ndoshta do të duhen hapa të tjera në lidhje me atë material. Procesi i nxjerrjes së materialeve të nxirret në një mënyrë që nuk paragjykon mbrojtjen dhe do të informojmë palët në mënyrën e duhur. Të gjitha nxjerrjet e materialeve do të diskutohen më vonë, për më tepër vetë akt akuza përmban pretendime të detajuara lidhur me akuzat dhe duke u nisur nga shkalla e hollësive, përsa i përket aktakuzave duhet të bëhen disa redaktime.  Ndjekim urdhrin tuaj për masa mbrojtëse, në pika të shkurtra mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë për më tepër realiteti është se ka informacioni që ka mbrojtja është e njoftuar. Nuk ka asnjë arsye pse gjykimi i cështjes të nis në verën e 2021", tha Prokurorja.

Ora 11:51
Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për katër ish- drejtuesit e UÇK-së (VIDEO)

Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për katër ish- drejtuesit e UÇK-së.