10 milion dollarë për zgjedhjet e 25 prillit! Celibashi kërkon fonde shtesë: Kemi kompjutera që prej vitit 2009

TIRANË-  25 prilli do të jetë i kushtetueshëm pasi janë llogaritur 10 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e 2021.  Por Komisioni Qendror i zgjedhjeve nuk është mjaftuar me kaq. Kryetari Ilirjan Celibashi, në komisionin e Ligjeve kërkoi para shtesë për disa shërbime të cilat sipas tij janë të nevojshme për të krijuar infrastrukturën e duhur për përgatitjen e zgjedhjeve.

“Mendoj që buxhetimi i këtyre zgjedhjeve do të refketojë në cilësi dhe standartin e këtyre zgjedhjeve. Dua ta them që cfarë KQZ ka kërkuar gjenden të refletkuara në projektbuxhet, por Kuvendi ka miratuar një strukturë të re organike të personelit që ka efekt të drejtpërdrejtë në efektin e buxhetit të institucionit. Reflektuar dhe ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ne kemi kërkuar një shtesë prej 23 milion lekësh për pajisjen informatike dhe 18.2 milion lekë për rikonstruksionin e godinës. Ka qenë cudi dhe për mua se pajisjet kompjuterike datojnë që prej vitit 2009, nuk është bërë asnjë investim”, u shpreh Celibashi në Komision.

Por kostoja e zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë më e madhe se 10 milion dollarë për shkak të pajisjeve që do duhet të blejë KQZ për të mundësuar identifikimin biometrik të zgjedhësve, një nga pikat e dakordësuara nga marrëveshja në Këshillin Politik.

“Kemi një fond prej 1 miliardë lekësh të dedikuara për zgjedhjet. Në këtë fond do të ketë me siguri dhe blerje pajisjesh për procesin zgjedhor, pajisje të cilat do të administrohen pastaj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe mund të ketë dhe aty një mënyrë për të rinovuar pajisjet eletronike që disponon KQZ, është dhe kjo një mundësi”, u shpreh Mimoza Dhëmbi, Drejtoreshë e Buxhetit në Ministrinë e Financave.

Nga buxheti shtesë i kërkuar nga KQZ, Komisioni i ligjeve dha për këtë institucion 15 milion lekë për investime.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baba Tepelena: 11/11/2020 06:47

    E si supozohet t'i marrin pas milionat e shpenzuara neper fushata keta? Apo do vjedhin?

    Përgjigju
  • dibran: 10/11/2020 16:50

    hAHAHAHAH... pERFORMANCA E pc TE 2009 JANE TE MREKULLUESHEM PER ATE FUNKSION QE PERDOREN.....!!!a mIRE E KE ! TANI TE DUHEN ME DOPIO PROCESOR TE FJALES SE FUNDIT... INTEL i9 APO amd Ryzen 9 per superlojrat e fundit me superkarte grafike!!!! Or QELI-BASH nuk ju kane fajin kompjuterat, por shihni TENDERIN qe do te zhvilloni per ta!!! Hajdute denBABAden!!!

    Përgjigju
  • Hajtija: 10/11/2020 16:03

    me keto kompiutera fitohet mor Celibasho, se kompiuterat e rinj tregojne te verteten :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar