10 modelet ikonike të këpucëve që ende “mbahen fort” në treg
TIRANË, 20 Gusht /ATSH/ – Nga këpucët klasike e me taka të larta tek atletet dhe balerinat e këndshme. Trendet e këpucëve në botën e modës shkojnë dhe vijnë, por disa modele mbeten përjetësisht të preferuarat. Këto janë 10 modelet e këpucëve që nuk pritet të dalin nga moda dhe për shumë vite me rradhë, […]
TIRANË, 20 Gusht /ATSH/ - Nga këpucët klasike e me taka të larta tek atletet dhe balerinat e këndshme. Trendet e këpucëve në botën e modës shkojnë dhe vijnë, por disa modele mbeten përjetësisht të preferuarat. Këto janë 10 modelet e këpucëve që nuk pritet të dalin nga moda dhe për shumë vite me rradhë, sipas një sajti mode anglez.
Takat pigalle të Christian Louboutin
Të padala kurrë nga moda dhe tepër seksi, takat pigalle Louboutin vazhdojnë të mbeten një zgjedhje efikase për një veshje plot stil.
Christian Louboutin ($675)
Këpucët e baletit Hangisi nga Manolo Blahnik
Këpucët e dasmës së dy legjendarëve të modës: Carrie Bradshaw dhe Olivia Palermo.
Manolo Blahnik ($965)
Këpucët me rripa dhe perçina nga Valentino
Këpucët jo-zyrtare të fashion blogerëve kudo vijnë me ngjyra nga më të paimagjinueshmet të versionit të stilistit Valentino; këpucë me taka, rripa të hollë dhe perçina që janë më të preferuarat e viteve të fundit. Modeli i quajtur Rockstud pritet të mbetet ende një trend.
Valentino ($995)
Pupat apo balerinat e sheshta Chanel
Nëse nuk mund të jeni Audrey Hepburn, ju të paktën mund të visheni si ajo.
Chanel ($750)
Konversat Chuck Taylors
Këto konversa klasike 'vishi-me-çfarë-të-duash' janë të adoptuara thjeshtë për herë të parë në 98 vite.
Converse ($50)
Keds origjinale
Përjetoni Kërcimin tuaj të Dashurisë me këto atlete tepër të lehta, të prezantuara për herë të parë në 1960 nga Keds si përgjigje për Chuck Taylor's.
Keds ($45)
Superstar-ët Adidas
Të bëra shumë popullore nga Run-D.M.C. në 1983, këto atlete vazhdojnë të mbeten në top-listën e blerjeve, pas një bashkëpunimi të fundit me këngëtarin e famshëm Pharrell.
Adidas ($80)
Sandalet stil Arizona
Datojnë që prej vitit të largët 1774 dhe këto sandale mbeten ende një stil i këndshëm i rilindjes së vonë. Mund të ketë shumë gjasa që ju t'ju gjendet dhe një palë origjinale.
Birkenstock ($100)
Çizmet gjahtare Wellies
Këto janë çizmet më të përshtatshme për një vajzë që ndjek stilin e Kate Moss nga Glastonbury.
Hunter ($175)
Çizmet më qafë të gjatë të Doktor Martens
Klaus Martens ishte një doktor që i dizenjoi këto çizme ndërsa largohej nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi vuri re se nuk këpucët ushtarake që u jepeshin nuk ishin të përshtatshme për shkak të një plagosje të vogël në kyçin e këmbës. Kështu, dekada më vonë ato janë kthyer në këpucë tepër të pëlqyera nga vajzat 'cool'.
Doc Martens ($125)
/m.m/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4203
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02