Benedikti XVI-të ishte njeriu më i vjetër që u bë Papa pas 275 vitesh kur ai pasoi papa Gjon Palin II në moshën 78-vjeçare në prill të vitit 2005.

Para papatit të tij, Joseph Ratzinger kaloi 24 vjet si një kardinal i lartë në Vatikan. Papati i tij do të sjellë një ritheksim të pikëpamjeve konservative

Në përpjekje për të përmirësuar marrdhëniet fetare, në vitin 2006 Papa vizitoi xhaminë Blu në Stamboll ku u bashkua me myslimanët në lutje. Kjo ishte vizita e dytë e një Pape në një xhami.

Në mars të 2007-s ai refuzoj që priftërinjtë duhen të martohen. Në shtator të 2007-s Papa mori pjesë në memorialin e viktimave të Holokaustit në Vienë. Papa është rritur në një provincë të Bavarisë gjatë periudhës naziste dhe shprehu keqardhjen e tij për hebrejntë.

Në korrik të 2008-s ai kërkoi falje mbi abuziminin seksual të fëmijëve nga disa priftërinj katolikë.

Në 2009 gjatë meshës në prag të Krishtlindjeve, Papa u sulmua nga një grua e cila më pas u cilësua me probleme mendore.

Në mars 2010 Papa Benedikti shkroi një letër baritore drejtuar katolikëve irlandezë duke thënë se abuzimi i klerit me të miturit është krim, mëkat e dështim i Kishës në misionin e saj.

Pas 30 vjetëve një papë viziton Britaninë e Bashkuar me shpresën për të përmirësuar lidhjet e tensionuara ndërmjet katolikëve romanë dhe anglikanëve.

Në dhjetor 2012 papa hap një llogari në rrjetin social Twitter ku ka shënuar statuset e para.
Dhe më pas vendimi për dorëheqje që trondit mbarë botën.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)