Surf në Hauaji, USA
Të mësosh surf këtu është mjaft e veccantë. Polinezia është vendlindja e sërfit. Edhe pse ky sport është zbuluar nga europianët që në shekullin e 18, Hauaji mbetet pika kryesore në gjithë botën për të mësuar këtë sport. I mbushur me shkolla sërfi dhe instruktorë të duruar që të mësojnë sesi të kuptosh oqeanin, si të qëndrosh mbi një dallgë dhe më pas të vizitosh vende si Ëaikiki Beach dhe Puena Point.
Gatimi në Hoi An, Vietnam
Në brigjet e lumit An Hoi, Restorant Red Bridge është një nga restorantet e shumtë që ofrojnë kurse për të plotësuar kërkesën në rritje për mësime cilësore në kuzhinën vietnameze. Kurset një-ditore dhe gjysmë-ditore të gatimit përputhen me aftësitë tuaja në kuzhinës, nga pjatat më të thjeshta deri tek ato më të ndërlikuara. Ato fillojnë me një udhëtim në një treg lokal, ku ju zgjidhni përbërësit dhe mësoni të vëzhgoni shitësit e rrugës, për t'u kthyer më pas në restorant ku do të vini njohuritë tuaja teorike në praktikë. Prisni të mësoni role orizi dhe mish të marinuar të dekoruar me një varkëz ananasi. Klasat zakonisht zgjasin rreth tre orë, përfshijnë katër gatime dhe kushtojnë rreth 40 dollarë për person. Merrni një aparat kështu që ju mund të mbani mend çdo gjellë që mësoni.
Udhëtime kërkimore arkeologjike në kanionin Crow, USA
Qendra arkelogjike e Croë Canyon ofron 11 udhëtime ccdo vit për ata që dëshirojnë të bëjnë duart pis dhe të zhvillojnë veten si arkeologë amatorë. Vizitorëve u ofrohet strehim në një nga 10 kabinat rrethore, të ndërtuara në stilin tradicional Navajo, në kampusin e qendrës prej 28-hektarësh.Kampusi është pjesë e një vendi që u pushtua nga paraardhësit e Puebloans të Mesa Verde më shumë se 1000 vjet më parë. Udhëtimet, që zgjasin shtatë deri në dhjetë ditë, u lejojnë vizitorëve që të eksplorojnë vendin në lidhje me atë që është e njohur për indigjenët e këtij rajoni, nëpërmjet studimit të peizazhit dhe arkitekturës. Më shumë rreth kësaj përvoje mund të lexoni në sajtin ëëë.croëcanyon.org
Joga në Rishikesh, Indi
Një udhëtim në vendlindjen e Jogës, është një zgjedhje e mirë për të të gjithë ata që janë në kërkim të një përvoje mistike. ushtrimet e jogës nuk ndihmjnë vetëm për të gjetur relaksin nënpërmjet meditimit, por sipas studiuesve të Universitetit të Teksasit, ajo mund të nxjerrë shmangë anët negative të trajtimit nga kanceri. Në Rishikesh, në ultësirë e e qetë pranë Himalajeve jepen nga instruktorët seanca speciale për të praktikuar frymëmarrjen dhe meditimin. Në varësi të akomodimit tuaj, ju mund të inkurajoheni për të ndihmuar në kopshte ose si kuzhinier për grupin apo të përfshiheni në ekskursione malore. Ashrams ofrojnë kurse të përshtatshme për nivelin tuaj, që fillojnë nga disa javë deri në tre muaj. ëëë.yogashramrishikesh.com.
Spanjisht në Patagoni, Argjentinë
Qyteti i vogël I Bariloche, I rrethuar nga liqene të vegjël të akujt, pyje, lugina dhe malet e Andeve, është kaq frymëzues sa mund të mësoni më shumë spanjisht gjatë qëndrimit një mujor këtu sesa gjatë gjithë vitit. Shpesh qyteti është quajtur "Zvicra e Amerikës së Jugut". Ai është baza e shkollave më të mira të patagonias, ndaj këtu gjen gjithmonë studentë të huaj të cilët duan të përmirësojnë spanjishten e folur. Ka gjithashtu edhe shumë mundësi për ekskursione duke filluar nga pista e skive në Cerro Catedral, një nga resortët më të mira në Amerikën e Jugut e deri te një udhëtim I bukur mes pyejeve dhe ujëvarave të Cántaros. Mund të zgjidhni kurse nga një javore, por intensive e deri tek mësues privatë nëpërmjet sajtit ëëë.spanishinbariloche.com.
Kaligrafi në Kioto, Japoni
Çdokush që është në kërkim të markës apo shenjës simbolizuese të tij, duke përdorur karaktere tradicionale të kaligrafisë japoneze do të gjejë kursin e drejtuar nga Shoqata e Grave të Kiotos Kaligrafia e shkruar në japonisht nuk është aspak e lehtë, kështu që do t'ju duhet të keni shumë përqëndrin në qoftë se doni të bëni mësuesin tuaj të ndihet krenar për ju. Pas marrjes së një leksioni rreth historisë së artit letrar japonez, do t'ju tregohet se si realizohet një kaligrafi. Dhe pasi të keni mësuar sesi të bëni markën mund të shtoni edhe simbole të ndryshme pranë saj. ËAK JAPONI ofron kurse bazuar në Kioto. Nëse rezervoni online përfitoni një zbritje.
Ciklizëm malor në Marin County, USA
Falë përpjekjeve të mëdha të pionierit dhe projektuesit të biçikletës Joe Breeze, Marin County, dhe veccanërisht Tamalpais Mt janë bërë të njohur në mbarë botën si vendlindja e ciklizmit malor. E vendosur vetëm në veri të San Franciskos pranë urës Golden Gate, ky është një vendet me terrenin më të thyer ose emocionues për të zhvilluar pasionin e ciklizmit. Gjatë verës, operatorët e panumërtë turistikë ofrojnë jo vetëm bicikleta me qira por edhe guida të shumta që kalojnë mes qindra shtigjeve në 2550 hektarë me pyje lisi. Për të siguruar një guidë të tillë ju duhet shikoni në ëëë.mountainbikingmarin.com.
Kung fu në tempullin Shaolin , Kinë
Të trajnuarit e manastirit 1500-vjeçar, që njihet si vendlindja e kung fu-së , hyjnë në një kurbë të mësuarit me instruktorë jashtëzakonisht të disiplinuar. Ju nuk do të vini re se kë do të keni në krah pasi regjimi tepër rraskapitës fillon në 08:30 (studentët kinezë fillojnë në 05:00) dhe zgjat të paktën deri në orën 7 të pasdites. Për frymëzim, shikoni trajnerët që përgatiten për shfaqjet turistike të përditshme, në të cilën ata thyejnë shufra hekuri me kokat e tyre. Nëse jeni i interesuar mund të vizitoni ëëë.infohub.com që ofron kurse 10 -30-ditore kundrejt një pagese prej 2000 dollarësh.
Të mbijetosh në Esingeni, Afrika e Jugut
Në qoftë se ju mund t'i rezistoni një kursi njëjavor në shkretëtirën e pacënuar të Afrikës së Jugut, atëherë shanset që ju të dilni me ndjenja më njerëzore nga sa keni pasur më parë, janë mjaft të mëdha. Ekspertë të kualifikuar në terren çojnë grupe të vogla turistësh nga Camp Bush Esingeni, të vendosur në një rezervat privat. Pjesëmarrësit mësojnë se si të ndërtojnë një strehë, të ndezin një zjarr,të gjejnë dhe përgatisin ushqimin , apo të nxjerrin ujin nga bimët. Ju gjithashtu do të mësoni se si të ecni duke përdorur yjet nga një zonë në tjetrën. Çdokush që ka imagjinuar se si jeta ishte si para revolucionit agrar mund ta gjejë këtu. Rezervoni një kurs pesë-ditore në www. conservationacademy.co.za.
Shkrimi u publikua ne suplementin FUNDJAVA te gazetes Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com